• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Termocentrali me gaz në Roskovec, banorët kallëzojnë në SPAK kryetaren e bashkisë dhe firmën

24/05/2024
Termocentrali me gaz në Roskovec, banorët kallëzojnë në SPAK kryetaren e bashkisë dhe firmën

Ditën e sotme banorët e Roskovecit, të fshatit Suk 1 kanë dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për të ndaluar ndërtimin e termocentralit me gaz. Ky kallëzim vjen pasi banorët shprehen se ky termocentral do të dëmtojë shëndetësine e popullsisë dhe do të shpopullojë fshatin e tyre.

Këtij kallëzimi i është bashkuar një anëtare e këshillit bashkiak të Roskovecit, Dhurata Malka. Bëhet me dije se kallëzimi i dorëzuar në SPAK është edhe ndaj kryebashkiakes Rajmonda Bufi dhe një grupi zyrtarësh të Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier, Gjirokastër dhe Vlorë si dhe të shoqërisë “Fier Thermoelektrik”.

Malka ka mbajtur një deklaratë para mediave ku u shpreh se shpresojnë që kjo prokurori do të marrë vendimet e duhura do të jetë në mbështetjen e tyre si dhe të ndalojnë zbatimin e këtij projekti. Ajo më tej shtoi se ky projekt po bëhet në zemrën e hambarit të Myzeqesë, hambarit të të gjithë Evropës. Malka tha se beson se kjo prokurori do ti marrë në konsideratë shqetësimin e tyre madhor, do ta këshillojnë kryeministrin ta bëjë Toskanën e premtuar në Roskovec dhe termocentralin për ta shpopulluar.

“Unë jam Dhurata Malka, anëtare e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Roskovecit dhe njëkohësisht edhe banore e zonës. Siç na shihni, ne u takuam sërish me ju për herë të pestë për një çështje që shpresuam shumë se do të na zgjidhej atje në bashkinë tonë në Roskovec, në fshatin tonë të bukur Suk 1, por me keqardhje ju them se kjo nuk ndodhi.

Nuk ndodhi sepse ne kemi një kryetare bashkie që nuk mbron interesat e qytetarëve të saj. me sa duket, ajo është bërë palë me kryeministrin dhe dy firmat shfrytëzuese dhe kanë dëshirë t’ua mohojnë lirinë dhe të drejtat afro 33 mijë banorëve të bashkisë së Roskovecit, të këtyre njerëzve punëtorë dhe duarartë.

Sot ne jemi shumë këtu, shumëfishi i këtyre që shihni na përcollën për tek ky institucion, te dyert e kësja drejtësie, ndaj ne shpresojmë që kjo prokurori do të marrë vendimet e duhura do të jetë në mbështetjen tonë dhe do të ndalojë zbatimin e këtij projekti në zemrën e hambarit të Myzeqesë, hambarit të të gjithë Evropës, me besim se kjo prokurori do të na marrë në konsideratë shqetësimin tonë madhor, do ta këshillojë kryeministrin ta bëjë Toskanën e premtuar në Roskovec dhe termocentralin për ta shpopulluar,” tha ajo.

Related Posts

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Kryesore

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën
Kryesore

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Kryesore

Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

17/10/2026
Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al