• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha thirrje emigrantëve: Përzëni Ramën nga takimet ashtu siç ai ju përzuri nga Shqipëria

24/05/2024
Berisha njofton protestën e madhe: Më 20 shkurt gjithë Shqipëria mblidhet në Tiranë

Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u kërkoi emigrantëve që ta përzejnë Edi Ramën. Gjithashtu Berisha u kërkoi emigrantëve të japin kontributin e tyre për demokracinë, dinjitetin dhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Nuk mund të vij Edi Rama të takojë administratën e tij dhe të thotë takova emigrantët, që përfaqësoni për kombin mallin e pashuar, dhimbjen e madhe, zërin e tij. Shumë nga ju më shkruajnë e më thonë se ju vjen keq për Shqipërinë si është katandisur. Më thoni se ndiheni keq që jeni larguar dhe nuk keni mundësi për të bërë diçka. Por të dashur shqiptarë në emigracion, ky tur turpi është mundësia juaj. Ktheheni këtë tur mashtrimi, në turin e së vërtetës. Çjerrini maskën Edi Ramës. Organizohuni datat që do vijë tek ju.

Mblidhuni bashkë, jo për ta takuar, por për ta refuzuar. Refuzojeni! Refuzojeni! Ashtu siç ju përzuri ai ju nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite 2 milionëshe me patronazhistët e tij. Të sigurt të jeni, që pas refuzimit tuaj, pjesën tjetër të punës do e bëjnë shqiptarët në Shqipëri, kur ai të kthehet. Nuk do mund të vijë herë tjetër!

Prandaj kushtrimi o sot o kurrë, për misionin e shenjtë, të shpëtimit të Shqipërisë, sot po fryn nga ju, emigracion dhe diaspora shqiptare. Është koha të bëni sërish histori. Të jepni kontributin tuaj, për demokracinë, dinjitetin dhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rrofshi ju. Rroftë çdo shqiptar që ka bërë sakrificën më të madhe, atë të mërgimit. Rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!” tha Berisah.

Related Posts

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Kryesore

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën
Kryesore

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Kryesore

Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

17/10/2026
Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026
Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al