Një 36-vjeçar me inicialet E. N., është proceduar në gjendje të lirë teksa komisariati i Lushnjës ka referuar materialet në Prokurori pasi ai shqetësonte bashkëshorten edhe pse ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtje. Gjithashtu mësohet se u procedua edhe kunati i 36-vjeçarit, vëllai i bashkëshortes 27-vjeçari me inicialet N. B., pasi ka kanosur bashkëshortin e motrës së tij. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shqetësuar bashkëshorten e tij nëpërmjet telefonit, duke thyer urdhrin e mbrojtjes. Gjithashtu u procedua edhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortes) shtetasi N. B., 27 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin E. N. Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









