• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama ‘zbarkon’ të dielën në Milano, detajet e takimit të madh me shqiptarët e Italisë

25/05/2024
Rama ‘zbarkon’ të dielën në Milano, detajet e takimit të madh me shqiptarët e Italisë

Pas Athinës kryeministri Edi Rama do të zbarkojë ditën e nesërme në Milano ku do të pritet nga komuniteti shqiptar që jeton atje.

Takimi që pritet të mbahet në orën 11 të ditës së nesërme do të ketë në fokus problematikat me të cilat haset komuniteti shqiptar që jeton atje.

Duke folur për këtë vizitë, gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani në lidhje direkte nga Milano solli edhe detajet që mbart vizita e kryeministrit Rama ditën e nesërme së bashku me delegacion që e shoqëron.

“Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron parashikohet që të ketë një numër të konsiderueshëm të mediave shqiptare që do ta përcjellin axhendën e kryeministrit Rama. Do të pritet nga ambasadorja shqiptare në Romë, nga konsullja e përhershme në Milano por edhe nga kryebashkiaku z. Antoneli.

Në këtë komunë që ne ndodhemi janë rreth 1 mijë shqiptarë të integruar kryesisht në administratën lokale, janë sipërmarrës të suksesshëm, në infrastrukturën e Shëndetësisë, në arsim etj. Komuniteti shqiptar këtu në Milano është mjaft i integruar dhe kjo tregon atë se çfarë shqiptarë përfaqësojnë por edhe se çka ata mund të bëjnë nga ajo se çfarë kanë përthithur në Itali gjatë qëndrimit të tyre duke u rikthyer në Shqipëri si mundësi për investime, duke parë edhe vëmendjen e posaçme të kryeministrit i cili u ka bërë thirrje që të rikthehen në Shqipëri dhe për të investuar kryesisht në turizëm që është në nivelin më të lartë ndërkombëtar”, theksoi gazetarja Shkodrani.

Duke iu referuar vizitës së fundit në Athinë dhe atë që e pason ditën e nesërme në Milano, gazetarja Shkodrani shpjegoi se këto takime janë pikë kthese të Shqipërisë kundrejt Diasporës së saj.

“Ajo që ndodhi në takimin e parë të mbajtur në Athinë ishte një sinjal i fortë që Diaspora në kontributin që ajo mund të japë për zhvillimin e vendit është e konsiderueshme.

Ndaj kryeministri mund të ngrejë çështje të tjera si ajo e pensioneve, apo edhe mësimit të gjuhës shqipe, apo edhe turizmit do të diskutojë dhe do të ndajë me shqiptarët këtu në Itali. Me ato problematika që ata hasin të cilat duhet thënë se në Itali janë minore për shkak të raporteve mes dy vendeve dhe të integrimit të shqiptarëve në Itali”, tha më tej gazetarja e RTSH-së.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

18/05/2026
Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al