Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuat as në takimin e tij me shqiptarët e diasporës në Itali.
“Nëse rastis ndonjëri që ju sheh shtrembët, keni arsyet që ta shihni me kokën lart dhe ti thoni “c’è qualcosa?” (A ka ndonjë gjë?)”, u thotë ai, ndërsa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura dhe duartrokitje.
Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.









