• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shkruhet historia, Egnatia fiton për herë të parë Superligën. Festë në Rrogozhinë dhe Air Albania (FOTO)

27/05/2024
Shkruhet historia, Egnatia fiton për herë të parë Superligën. Festë në Rrogozhinë dhe Air Albania (FOTO)

Nuk janë me një “hirushe”, por janë kampionët më të rinj të futbollit shqiptar. Nga një përrallë e bukur, në një realitet të ri, më në fund, Egnatia realizon ëndrrën e një qyteti të vogël duke i dhuruar Rrogozhinës titullin e parë në histori. Pasi dominuan totalisht këtë kampionat, Egnatia fitoi edhe finalen e madhe, thyen Partizanin në “Air Albania” duke bërë për vete titullin kampion. Ky ishte një sezon perfekt, ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme. Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ik titulli në ndeshjen e fundit.

Rreth 10 mijë tifozë ndezën atmosferën në “Air Albania”, ndërsa Egnatia mori shpejt kontrollin e topit duke ngacmuar portën e Qirkos në disa momente. Partizani reagoi, madje duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, ku Bintsouka përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke e dërguar në rrjetë, por gjyqtari i takimit, Anthony Taylor, kishte ndalur gjithçka për faull në sulm, vendim i konfirmuar më pas edhe nga dhoma e VAR. Egnatia reagoi fuqishëm, në minutën e 36-të, ku Ibrahimoglu me një veprim fantastik brenda në zonë, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar tifozët rrogozhinas në delir, një gol për katalog që i dha më shumë zemër në këtë finale të madhe. Mba kishte shansin të rikthente Partizanin në lojë, u shkëputur shpejt në minutën e 40-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Egnatia-s, por nuk mundi të kaloj portierin Sherri, e as të shërbejë, duke shpërdoruar një shans të pastër. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Ibrahimoglu i shkoi shumë pranë golit të dytë, por Qirko në pozicion, grushtoi në këndore.

Ashtu siç pritej, Partizani zbriti më i karikuar në fraksionin e dytë, në kërkim të golit të barazimit. Tedi Cara me një veprim të bukur, krijojë hapësira për të gjetur kuadratin, por goditja e tij ishte e pasaktë. Të kuqtë spostuan Egnatian në gjysmëfushë, në minutën e 68-të ishin të pafat, ku Tapi i vetëm përballë portierit Sherri nuk arriti të kalonte këtë të fundit, me portierin e Egnatia që bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur. Rrogozhinasit qëndruan në pritje, mbrojtën me fanatizëm rezultatin, por ishin dhe të pafat, në si minutën e 82-të, ku goditja me kokë e Spahiut u devijua nga Qirko duke u përplasur në shtyllën pingule. Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arritën dot t’i prishin festën Egnatia e cila me meritë feston titullin e parë në histori.

Related Posts

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën
Kryesore

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Kryesore

Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

17/10/2026
Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit
Kryesore

40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

Protestat e dhunshme në Tiranë, arrestohen dy të rinj nga Kosova: Jemi simpantizantë të Albin Kurtit. Erdhëm ta rrëzojmë Ramën

17/10/2026
Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Dy akuza, SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al