• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I riu që humbi jetën në gurore, gjyshja dhe e ëma e Jurgen Veshit: Nuk besojmë për ngjarjen, na gënjyen! I kemi sytë me gjak dhe duam drejtësi

28/05/2024
I riu që humbi jetën në gurore, gjyshja dhe e ëma e Jurgen Veshit: Nuk besojmë për ngjarjen, na gënjyen! I kemi sytë me gjak dhe duam drejtësi

Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç kur humbi jetën në vendin e punës në një gurore në fshatin Brataj. I riu bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë ndërsa humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës së 22 majit, kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur familjratët për emisionin me “Zemër të Hapur”. Në një intervistë ekskluzive në emisioni ” Me Zemër të Hapur” gjyshja dhe e ëma e të ndjerit kanë rrëfyer detaje për jetën e vështirë që kishte kaluar i riu. Gjyshja e tij shprehet se janë mosbesues ndaj deklaratave që janë bërë lidhur me vdekjen e Jurgenit, madje vëllai i tij është kthyer sërish në vendin e ngjarjes dhe ka fotografuar çdo gjë me detaje.

“I kemi syt me gjak për atë djal se është rritur me shumë sakrifica, por ne duam të vërtetën,” shprehet gjyshja e Jurgenit.

Më tej edhe nëna e të ndjerit rrëfen me lot në sy dhe shumë dhimbje se si u braktis nga bashkëshorti i saj i parë (babai i Jurgenit). Ajo tregon se djalin e ka rritur me të afërmit e saj dhe që i vogël Jurgeni ka punuar për të ndihmuar familjen e tij.

“Ditën e fundit që e përcolla për në punë, mezi po prisja të kthehej. Ora kaloi dhe unë u bëra merak e thirra disa herë në telefon thotë ajo, por më pas më komunikuan se ndodhet në spital në Vlorë në gjendje kome,” rrëfen e ëma e Jurgen Veshit.

Pjesë nga deklarata e gjyshes së Jurgen Veshit:

Ne nuk i besojmë deklaratev që janë dhënë, ai që e ka bërë të vij e të na thojë. Edhe nëse ishte gabim apo nëse dikush e ka bërë gabimisht. Ne nuk e pranojmë dhe nuk e besojmë atë që thuhet.
Djali i madh ka shkuar dhe ka bërë fotografi të gjitha, i ka bërë nga e para skemat foto sepse ne i kemi syt me gjak, ne duam drejtësi dhe të vërtetën. Jurgeni ka qenë një djal i rritur me shumë sakrifica e shumë i rregullt.

Pjesë nga deklarata e të ëmës së Jurgenit:

E kam rritur me shuëm halle, e kam rritur me njerkun. Babai i Jurgenit na ka braktisur, e kam rritur me njerëzit e mi, më pas erdha në Brataj. Këtu u martova sërish. Kushtet e vështira ekonomike e detyruan Jurgenin të dilte në punë çdo ditë, e të punonte shumë për të na blerë ilaçet. E përcolla në punë e po prisja orarin të vinte, atë dit u bëra merak se kaloi ora e pastaj mora vesh që është në gjendje kome në Vlorë në spital.

Related Posts

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit
Kryesore

40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit

16/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

16/10/2026
Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër
Kryesore

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al