• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prej një viti nuk takon vajzën e mitur, vjehrria ia ndalon/ Mësuesja cakton kujdestare gjyshen, gjykata ende s’ka vendosur

27/05/2024
Prej një viti nuk takon vajzën e mitur, vjehrria ia ndalon/ Mësuesja cakton kujdestare gjyshen, gjykata ende s’ka vendosur

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një nëne në proces divorci e cila prej 1 viti nuk takon dot vajzën 12 vjeçare sepse i shoqi e la te prindërit e tij. Këta të fundit i thonë të ëmës së të miturës që të mos shkojë në shtëpinë e tyre të takojë vajzën.

Kamela Maçi tregoi për gazetetarët se prej 1 viti nuk e takon dot të bijën dhe se ajo tani e refuzon ta takojë. “Vajza ime është 12 vjeç dhe bashkëshorti im me të cilin tani jam në proces divorci e la te prindërit e tij, dhe unë tani nuk mund ta takoj, ajo nuk do të më shoh, mendoj se gjyshërit ja kanë ushqyer këtë lloj ndjenje” thotë Kamela.

Ndërkohë Fiksi solli gjyshërit e të miturës të cilët në bisedë me denoncuesen thonë që ajo të mos e kërkojë më vajzën në shtëpinë e tyre. Dhe se vajza nuk do ta takojë.

Ata kundërshtojnë kategorikisht që vajza të takojë psikologë, sepse sipas tyre vajza nuk është budallaqe. Ndërkohë e mitura mbyllet në dhomë që të mos takojë të ëmën.

Në një bisedë me gazetarët e Fiksit punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Divjakë, Majlinda Leka, tregon se nuk e njeh fare këtë rast dhe askush nuk e ka referuar tek ajo, edhe pse sipas saj shkolla e ka ditur dhe duhet t’ja referonte.

Ndryshe mendon mësuesja kujdestare e të miturës e cila në një bisedë telefonike me të ëmën ajo i thotë kësaj të fundit se kujdestarja ligjore e të miturës është gjyshja , madje ajo shkon më tej kur i thotë më sill një letër gjykate që ta takosh fëmijën.

Por tjetër version jep për gazetarët, këtë herë e kupton se ka gabuar me sjelljen ndaj nënës dhe thotë meqë gjyshja është interesuar atëherë ka menduar se ajo është, madje sipas saj gjyshja i ka thënë që për çdo gjë që ndodh në shkollë të lajmërohet ajo. Edhe që fëmija të shkojë në ekskursion ka vendosur gjyshja./Top Channel

Related Posts

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’
Kryesore

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?
Kryesore

O njeri, nese mund të të quaj të tillë, a mundesh të flesh sonte?

16/10/2026
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

Avokati i Popullit: Dënojmë sulmet e protestuesve ndaj policëve

16/10/2026
40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit
Kryesore

40 mijë euro fishekzjarre, arrestohet i riu që furnizonte protestuesit

16/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

16/10/2026
Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër
Kryesore

Spiropali i shkruan Ramës: Jep zgjidhje politike, pa tabu, pa frikë, pa kufij. Ti mundesh! E mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

Deputeti i PD sqaron incidentin me hedhjen në Lanë: Ishte skemë e Operacionales, u bashkuan me pseudo-opozitën e ‘qorrave’

16/10/2026
VIDEO/ Laçi “rrëmben skenën” në Turqi, gol dhe dy asiste me Rizespor

VIDEO/ Laçi protagonist, realizon gol për panoramë me Rizespor

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al