• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë

28/05/2024
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë

Nga Josif Papagjoni

Ka një histori të madhe ky qytet, ne kohen e osmaneve qe kasaba, ku rrinin administrata, ushtria, zejet; behej tregti, qarkullonte paraja etj. Dikur qyteti vinte fill pas Gjirokastres per nga pesha ekonomike. Mbeti qender e rrethit te Sarandes deri nga fundi i viteve ’50, pastaj qendra u vendos ne Sarande…

Dhe nisi pak nga pak tehollimi i qytetit, investimet u adresuan me shume ne Sarande, per pasoje edhe popullsia. Vezullimi i dikurshem u zbeh. Nisi rrjedhja, fillimisht e intelektualeve nga Delvina qe vendoseshin ne Sarande, me pas zanatçinje e profesioniste te ndryshem. Delvina e humbi statusin e primatit. Por nuk e humbi, ama, zhurmimen e njerezve, zerat e punes…

Pas vitit 1990 rrenimi ishte i frikshem, i dhimbshem. Sidomos sot gjendja eshte me te vertete e zymte. Tek bujta aty, qyteti m’u duk si i shkretuar. Mungonin njerezit. Mungonte hareja. Mungojne zerat njerezore. Shkova dhe piva nje kafe me vellane. U ulem fillimisht ne lokalin prane bustit te Sulejman Delvines, aty ku dikur qe busti i Stalinit. Lokali ishte mbyllur. Ne lokalin tjeter prane pame ca njerez me fytyra te trishta, pa shprehje; aty pihej si ne nje mort, me gotat e rakise perpara. M’u duken si ndoca personazhe prej çifligjeve te vetmuara mbushur merzi e kotni te Çehovit, duke bluar trishtimet e kohes dhe pamundesive. Shkojme tek ai lokali tjeter atje, i thashe tim vellai, duket si me i mire. Shkuam dhe pime nje kafe, qendruam dy ore…

Ku qene njerezit e dikurshem te ketij qyteti gazmor? Nga i kishin marre kembet? Qyteti eshte braktisur. Sheshi, dikur i gjelberuar ku delvinjotet pushonin e kuvendonin ulur neper stola, sot eshte nje rrafsh i dyste me pllaka guri. M’u duk si nje plage. Nje plage e bardhe. I bukur ky shesh, por bosh, mendova. Te hante. I denje, mbase, per nje qytet me te madh, jo te vogel. Shesh pa asnje peme, pa gjelberim.

Dikur ne rrugen bri tij gelonte turma njerezore. Shetitja ishte argetimi me i madh i qytetit. Njerezit dilnin me kuç e me maç, kishte shume te qeshura, shume femije, zhurmonin. Delvina nga vete tradita e saj urbane ishte e dashuruar pas muzikes, e njohur per sazet e saj. Nje popull gazmor, qejfli. Po sot ku jane njerezit e saj? Duket sikur i ka thithur dheu. Eh… nje shesh bosh, nje qytet bosh, sikur te kishte rene bomba atomike. Rralle e tek shikohej ndonje njeri qe zvarriste kembet e lodhura, ndonje femije, ja dhe dy vajza te bukura e plot gjalleri. Ato qeshnin. Me siguri pas dy-tri vitesh do ta braktisnin qytetin, do ndiqnin fatin e tyre…

Ah Delvine, si je katandisur keshtu?! Por nuk je vetem ti. Qytetet e vogla keshtu jane katandisur, shtepi te shkretuara me ca pleq te shushatur mbetur ne pritje te vdekjes. Dhe te ze nje trishtim qe te mbyt. Pse qytetet tona u kthyen ne ca burgje a kampe te reja internimi per te “mbeturit”, pse ia kane mbathur te gjithe, pse s’po i mban me kjo toke si dikur? Pse dreqin, pse?

Dhe trishtimi te kaplon me shume kur sheh fusha te tera mbetur djerr, mbuluar nga zhukat, gjembaçet dhe barishtet. Eh, dikur harlisej gjelberimi asaj ane, rriteshin per bukuri drithrat, perimet, drufrutoret. Ku dreqin thyen kembet keshtu te gjitha? Ç’behet me kete vendin tone, me fshatrat dhe qytetet tona te braktisura?…

Kur shkoja motit ne Delvine, gumezhinte rinia, buçiste hareja, ne pallatin e saj te kultures gjeje dhjetra e qindra vete. Keto sot jane kthyer ne varreza. Shkoja shpesh ne kete qytet, aty m’u martua motra e madhe, aty u njoha dhe me time shoqe qe ishte mesuese gjimnazi. Po sot? Pash nga larg godinen e shkolles se dikurshe bujqesore, aq me fame dhe emer te madh atyre viteve. Qe katandisur si nje germadhe e pabezajt… Te dhembte heshtja e pallateve pa njerez, heshtja e ndermarrjeve te dikurshme te Delvines, heshtja e fabrikave te vajit, te veres etj. Ne ndermarrjen e drurit kisha blere bufene 12 mije lekeshe kur mora shtepine time te re. Ajo furnizonte gjithe rrethin e Sarades e me tej.

Dy ore piva nje kafe dhe syte me pane veç 10 a 15 vete, kur dikur ai shesh e ajo rruge ishte perplot me njerez…

Delvinjote, ku jeni? A do kthehet kush nga ju ne qytetin e lindjes apo asnje e kurre me? Kjo do te jete valle historia e pritshme e qyteteve tona si Delvina? Do vazhdojme te mbushim koken me brofkat televizive te çdo nate me po te njejten reklame turllosese, se turizmi eshte shpresa e vetme, eshte thesi i dhuratave te babagjyshit te vitit te Ri. Ai do na shpetoje nga varferia. Apo duhet t’i veme gishtin kokes dhe ti kthehemi punes, mos t’i leme tokat djerr, as shume gjera te tjera qe mund t’i bejme vete duke e orientuar biznesin ne drejtimet reale te punes dhe leverdise. Po nuk u be kjo, dhe me urgjence bile, qytetet tona do te shkretohen me shume dhe kjo epidemi e mosgjetjes se lumturise ne vendin tend do ta shnderroj gjithçka ne nje varreze te bardhe…/BW

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit

Liri me dhimbje: Gjesti del nga paraburgimi në ditën kur vëllai i tij do të festonte ditëlindjen

19/03/2026
Një javë pas arrestimit, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Lirimi i Gjestit, dalin detajet! Çfarë pranoi ai?

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al