• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet dëshmia e një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Berishës: “U ndjeva i prekur nga situata, e godita vetëm një herë me grusht”

30/05/2024
Zbardhet dëshmia e një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit të Berishës: “U ndjeva i prekur nga situata, e godita vetëm një herë me grusht”

Është zbardhur tjetër dëshmi e 32-vjeçarit Dorian Alia, njëri nga autorët e sulmit brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme.

Ai ka deklaruar se pasi e e pa, u ndje i prekur nga situata ku mund të humbasin pronat në favor të avokatit.

“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- mësohet se ka deklaruar Dorian Alia.

Dorian Alia ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi.
Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.
Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci deklaroi dje se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë.

Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije se avokati Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri dje ne dije se shkaku i dhunimit ka qenë për shkak të detyrës dhe se lidhet me një proces gjyqësor civil, për një çështje pronësie.

Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar me Studion Ligjore.

Autorët tha ai nuk ka qenë të paguar, por ata kanë lidhje familjare dhe krushqie me njëri-tjetrin. Ndërkohë Dorjan Alia u vetëdorëzua, ndërsa vijojnë ende të jenë në kërkim tre të tjerët, për të cilët policia ka vënë në dispozicion shumën 20 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e tyre.

Related Posts

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025
Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryesore

Presidenti grek pret Spiropalin: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

16/12/2025
Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret
Kryesore

Kakavija e bllokuar sërish, policia njofton oraret

16/12/2025
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE

16/12/2025
Operacioni i SPAK, pezullohet numri dy i policisë së Tiranës
Kryesore

Operacioni i SPAK, pezullohet numri dy i policisë së Tiranës

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Rob Reiner zbulon filmin që do të donte të mbahej mend, vetëm tre muaj para vdekjes

Rob Reiner zbulon filmin që do të donte të mbahej mend, vetëm tre muaj para vdekjes

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al