• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Familja shqiptare 26 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e djalit 20-vjeçar në Greqi

31/05/2024
Familja shqiptare 26 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e djalit 20-vjeçar në Greqi

Nga Shpëtim Zinxhira

Asnjë drejtësi për familjen Hoxholli nga fshati Kishte të Gramshit. Një heshtje e plotë gjatë 25 viteve, aq sa vrasësi lihet i lirë. Janë fëmijë që emigruan për të ndihmuar familjet e tyre… Erion Hoxholli 20 vjeç u vra në nëntor 1998 dhe është njeri prej 220 të vrarë në Greqi. Ai u qëllua në fillim në trup dhe më pas në zemër. Vdekja ka qenë e menjëhershme. Erioni vinte nga një familje në kushte të vështira ekonomike. Ai nuk vodhi asnjë, nuk vrau asnjë por u vra. Vitin e shkuar i jati i tij ndërroi jetë duke pritur per 25 vite drejtësi, një drejtësi e vonuar që nuk erdhi asnjëherë

Por…ngjarrja ka ndodhur në mëngjesin e19 nëntorit të 1998, ku Erioni punonte si çoban. 27-vjeçari Asterios Gugusis i jep Erionit kalin e babait të për një shëtije në fshat dhe më pas e qëllon me armë gjahu. Më pas po atë ditë sëbashku me dy të afërmit e tij Grigori dhe Arestidh Saqellari (21 dhe 22 vjeç) e marrin trupin pa jetë për ta zhdukur nga vendi i ngjarjes.

I mbështjellur me mbulesën e tavolinës çohet në pyllin e e Agios Prodromou Halkadikis ku i venë zjarr për të djegur trupin me qëllim për të humbur gjurmët e tij. Më vonë policia bie në gjurmët e autorëve pasi mbulesa e tavolinës sëbashku me trupin e shqiptarit nuk ishte djegur tërësisht. Kjo vrasje u raportua edhe nga mediat vendase.

Autori i vrasjes dënohet me 18 muaj burg, ndërsa dy te afërmit e tij me nga 12 muaj. Në Gjykatën e Apelit, prokurori Evangjelos Katzis me një vendim e lë të lirë, duke mos bërë asnjë ditë burg. Po e njëta gjë ndodhi edhe me dy bashkëpuntorët e vrasësit të cilët dogjën trupin e shqiptarit. Trupi i djegur ka mbritur në Shqipëri më 23 nëntor të 1998.

Para tre-kater vitesh ndodhesha në shtëpinë e tyre për të bërë një dokumentar lidhur me këto vrasje, ku folën dhe prindërit e tij. Në mur ishte varur fotografia e Erionit të vrarë… Fshati pa rrugë edhe sot, një rrugë e mbetur që nga 1960, aq sa i ati i Erionit e mbajti trupin e të birit mbi shpinë gjysëm të djegur mbi 16 km.

Familja prej vitesh kërkon drejtësi, kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar. “Dokumentet i ka të gjitha avokati grek. Nëse djali vodhi kalin pse nuk e qëlloi ne këmbë po në zemër?! Duam drejtësi që të na zbutet shpirti, e qajmë djalin çdo ditë. Jemi pleq nuk di ku të përplasemi, nuk ka drejtësi” thonë prindërit e viktimës. Por deri më sot nuk ka asnjë shpegim përse u vra djali i tyre, asnjë prononcim nga shteti shqiptar. Erioni është një nga 42 adoleshentët e vrarë në Greqi.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

18/05/2026
VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

VIDEO/ Barça argëton tifozët, Lewandowski largohet mes lotësh: 4 vite të paharruara

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al