• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapu Rivierë!

04/06/2024
Hapu Rivierë!

Nga Fatos Çoçoli

Më 2 ose 3 korrik 2024, Tuneli i Llogarasë do të hapet për përdorim për qytetarët tanë dhe vizitorët e huaj. Ai renditet ndër tunelet më të mëdhenj të Ballkanit. Kushton 140 milionë euro dhe përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Në tunel janë realizuar deri tani rreth 88 përqind e punimeve. Ka përfunduar betonimi i tunelit kryesor dhe po bëhen përgatitjet e fundit për të nisur hedhjen e shtresave asfaltike, ndërsa po punohet edhe për plotësimin e sistemit elektromekanik dhe atij të ndriçimit.

Janë fazat e fundit të veprës. Po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e qendrës së monitorimit të tunelit, e cila do të garantojë sigurinë e plotë të menaxhimit të tij.

Studimi i leverdisshmërisë, prokurimi dhe së fundi, ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë një proces i gjatë, por i mirëstudiuar, me dy gara ndërkombëtare.

Fillimisht ka qenë gara ndërkombëtare e studimit dhe e projektimit të detajuar. Më pas, ka ardhur faza e ndërtimit të këtij tuneli, i cili ka zgjatur tre vjet.

Ka patur sfida jo të vogla, përsa i përket gjeologjisë së mjedisit shkëmbor ku është punuar. Ky tunel, me gjatësi 5.9 kilometra, përfaqëson tunelin më të gjatë rrugor në vend. Ai lidh Vlorën, kryeqendrën e Jugut të Shqipërisë, me Rivierën Shqiptare, e cila përfaqëson një perlë të natyrës, me bukuri të pashoqe dhe plazhe të shumtë e të virgjër përgjatë bregdetit.

Kjo Rivierë vjet ka pritur mbi 5.8 milionë vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë vit, operatorët turistikë mendojnë se Riviera Shqiptare, edhe për shkak të lehtësimin të aksesit përmes Tunelit të Llogarasë, do të presë të paktën 30 përqind më shumë vizitorë.

Tuneli shmang kalimin në Qafën e Llogarasë, 1027 metra mbi nivelin e detit, duke eliminuar kështu rreth 600 metra lartësi, si dhe kalimet e ngushta, me shumë kthesa dhe tejet të pjerrëta të rrugës aktuale të Qafës së Llogarasë.

Kjo rrugë përbën sot një stres të vërtetë për qytetarët tanë, pasi sprovon dhe konsumon më tej rreth 65 përqind të automjeteve të amortizuara të tyre, si dhe i vonon ata ndjeshëm për të shkuar në Rivierë. Rruga e re përmes tunelit është 11 km më e shkurtër se e sotmja. Nga 3 korriku 2024, koha e kalimit për në Rivierën Shqiptare, përmes Tunelit të Llogarasë, shkurtohet me të paktën 30-35 minuta!

Aksesi më i shpejtë në Rivierë, do t’i japë një impuls të ri turizmit, sidomos atij në periudhën e verës, duke e shtuar, në tërësi, me qindra milionë euro vlerën e dhjetra mijëra ndërtimeve, apartamenteve, dyqaneve dhe hoteleve, nga Palasa nga ku del tuneli, e deri në Ksamil, në jug të Sarandës.

Duke qenë një tunel i një gjatësie të madhe (long range), sipas kritereve të ndërtimit në vendet e Bashkimit Evropian, ai ka dalje çdo 500 metra, që e lidhin me tunelin ndihmës.

Ky tunel i dytë ndihmës, është punuar në një mënyrë të tillë, që, nëse do të ketë flukse të shtuara, gjatë viteve në vazhdim, për të aksesuar Jugun, apo për t’u kthyer në Vlorë, atëhere edhe ai tunel do të kthehet në një tunel të shfrytëzueshëm dhe është praktikisht sikur në zemër të malit të kemi dy tunele nga kalojnë automjetet.

Nga 3 korrik-30 shtator 2024, Riviera hapet!

Nga 3 korriku e deri në fund të shtatorit 2024, Tuneli i Llogarasë do të hapet për automjetet. Më tej, në tetor 2024, ai do të mbyllet sërisht, për të përfunduar veprën dhe të gjitha rrugët lidhese me tunelin.

Kantieri i Tunelit të Llogarasë, për shkak të gjatësisë së tunelit, i konkurron të gjithë kantieret e tuneleve në Ballkan. Është bërë një punë kolosale, me gërmime masive dhe vepra arti të mëdha të ndërtimit të rrugëve.

Në kantierin e Llogarasë po punohet me tre turne, ku krahas tunelit, po kompletohen edhe rrugët lidhëse të kësaj vepre. Tuneli do të ketë edhe një nënkalim që e lidh me rrugën e vjetër të Qafë Llogarasë, në mënyrë që automjetet që hyjnë në tunel të mos e ulin shpejtësinë.

Pas përfundimit total të veprës, tuneli do të jetë i hapur dhe i plotë për qytetarët vitin tjetër, sikurse u veprua dhe me aksin Orikum-Dukat, apo me bypass-in e Vlorës. Këtë vit nuk do të aplikohet pagesa e tunelit, pasi duhet të përfundojë i gjithë kantieri. Aplikimi i tarifës do të jetë pas vitit 2025, kur të dorëzohet si tunel i plotë, bashkë me tunelin e emergjencës.

Këtë vit, Tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur nga data 3 korrik deri në datën 30 shtator, nën monitorimin e policisë rrugore, por me parametrat e plotë të sigurisë. Kjo vepër përbën krenarinë e rrugëve shqiptare. Tuneli do t’i shërbejë shumë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe të dyja veprat së bashku, do t’i shërbejnë sot dhe gjithmonë turizmit tonë, industrisë numër një të vendit.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni
Kryesore

E rëndë në Itali, shqiptari goditet për vdekje nga treni

19/03/2026
Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro
Kryesore

Pse jeni ministrja më jetëgjatë në kabinetin “Rama”, përgjigjet Mirela Kumbaro

19/03/2026
Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!
Kryesore

Nafta 214 lekë/litër! Ministri Karakaçi: Taksa nuk ulet!

19/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja
Kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja

19/03/2026
Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

Dalja nga BBV, DJ Gimbo thyen heshtjen: Pa ju…

19/03/2026
“E nënshkroi me vullnet të lirë”/ Drejtuesi i kompanisë rrëfen versionin e tyre pas akuzave të Gjestit

Liri me dhimbje: Gjesti del nga paraburgimi në ditën kur vëllai i tij do të festonte ditëlindjen

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al