• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

05/06/2024
Credins bank, sponsor zyrtar i Kombëtares shqiptare! Firmoset marrëveshja me FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit. Dy drejtuesit e lartë të dy institucioneve respektive z. Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe znj. Monika Milo, zv. Drejtore e Përgjithshme e Credins bank, ndanë mendimin se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi, i cili përkon edhe me fillimin e Kampionatit Euro2024. Ky partneritet i ri, i cili do të jetë për 3 vite, vjen si një mbështetje dhe promovim mbi vlerat e futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF-së, Duka vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe shprehu bindjen se ky partneritet i ri do të sjellë rezultatet të shkëlqyera për të dyja palët dhe për futbollin.

“Po nisim një bashkëpunim të ri, me një institucion financiar serioz sikurse është Credins bank dhe për ne është një kënaqësi shumë e madhe. Përmes këtij sporti të bukur dhe shumë të dashur për shqiptarët, përmes asaj që Kombëtarja ka bërë, përmes punës tonë për ta rritur futbollin, tashmë do ta kemi Credins bank partnerin tonë për të paktën tre vite. Kur vlerat bashkojnë forcat, jam i sigurt që edhe rezultatet e bashkëpunimit do të jenë të shkëlqyera”, – theksoi Presidenti Duka.

Në fjalën e saj të përshëndetjes, znj. Monika Milo, fillimisht përgëzoi Kombëtaren shqiptare për performancën e shkëlqyer të arritur dhe i uroi gjithashtu shumë suksese për në Euro2024.

Ndër të tjera znj. Milo u shpreh: “Credins bank ka kënaqësinë për nisjen e këtij rrugëtim kaq të veçantë. Ky është një partneritet që na bën të ndihemi krenarë, kurbëhet fjalë për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare. Ne e shohim këtë investim si vlerë të shtuar respektivisht për të dyja palët. Duke parë se skuadra Kombëtare e Futbollit është pikërisht ajo që i bën bashkë dhe krenarë shqiptarët, menduam që ky do të jetë një lajm impresionues njëherazi edhe për klientët sportdashës të Credins bank.

Ky bashkëpunim, i cili do të sjellë në vëmendje të gjitha ngjarjet kryesore sportive vjen si një tjetër urë komunikimi dhe strategji shpërblyese për klientët tanë besnik. E gjithë marrëveshja bazohet në asocimin e dy institucioneve për të promovuar vlerat respektive si në nivel biznesi ashtu edhe ne atë sportive. E gjitha kjo, do të vijë e pasqyruar përmes një strategjie bashkëveprimi shumë dimensionale, si në aktivitete, evente, lançime fushatash mbi produkte & dhe shërbime bankare specifike të ndërlidhura me klientët tanë me futbollistët, si edhe shumë surpriza të tjera”.

Përgjatë ceremonisë zyrtare, u diskutua gjithashtu për të gjithë rrugëtimin e suksesshëm që Kombëtarja Shqiptare ka treguar, sfidat ndër vite si dhe ambiciet e mëdha për të ecur përpara dhe përfaqësuar vendin denjësisht. Sukseset arrihen
sigurisht përmes edhe bashkëpunimeve me partnerë prestigjioz dhe potencial që kontribuojnë në të mirë të futbollit.

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al