• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

16/10/2026
‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se gjatë protestës së dhunshme të 15 tetorit në Tiranë janë angazhuar mercenarë serbë për të kryer arrestime dhe për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Në reagimin, Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Sipas Policisë, në protestën e 15 tetorit, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm efektivë të Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë”, thuhet në reagimin e Policisë.

Reagimi vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa mesazheve dhe videove, përmes të cilave pretendohet se persona nga Serbia janë angazhuar për të arrestuar dhe dhunuar protestuesit. Në një mesazh që po qarkullon në rrjet, një person që prezantohet si punonjës policie pretendon se janë sjellë mercenarë serbë me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa në një tjetër bisedë pretendohet se dy të rinj janë plagosur dhe rrëmbyer nga mercenarë serbë.

Aludime pati edhe për një tjetër video që qarkulloi në rrjet, kur policia ndalon një protestues ndërsa lëvizte me motor. Në rrjet u pretendua se policia serbe po rrëmbente vajza, por policia sqaroi në është shoqëruar vetëm protestuesi mashkull pasi drejtonte tubimin e sulmonte policët, dhe jo vajza që ndodhej me të.

Related Posts

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
Gazetarja: Komandanti i forcave të rendit në Shkodër, në gjendje shumë kritike
Kryesore

Gazetarja: Komandanti i forcave të rendit në Shkodër, në gjendje shumë kritike

16/10/2026
Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës del në mbështetje të protestës: Prindërit e studentëve të mos ndiejnë turp dhe faj. T’i japim fund heshtjes përballë zërit të qytetarëve

16/10/2026
Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë
Kryesore

Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë

15/10/2026
Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet
Kryesore

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

15/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste

16/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al