• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

15/10/2026
Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

Sulmet e protestuesve në kryeqytet kanë dhënë efektet e tyre të para për qytetarët. Shërbimi i transportit publik në Tiranë e Kamëz është pezulluar deri në një moment të dytë që do të sjellë normalizimin e situatës.

Të gjitha bankat në Tiranë janë mbyllur këtë të enjte (15 tetor), pas sulmeve dhe dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestës së një dite më parë në kryeqytet. Klientët janë njoftuar për mbylljen përmes rrjeteve sociale.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka dënuar sulmet ndaj institucioneve financiare, duke kërkuar nga autoritetet marrjen e masave për garantimin e sigurisë së punonjësve dhe klientëve, si dhe vijimësinë normale të shërbimeve bankare.

“Shoqata Shqiptare e Bankave dënon sulmet ndaj institucioneve financiare gjatë protestës së 14 tetorit në Tiranë dhe u bën thirrje autoriteteve të marrin masa për të garantuar sigurinë dhe vijimësinë e shërbimeve bankare.

Shoqata u bën thirrje protestuesve të shmangin veprimet e dhunshme, ndërsa kërkon nga institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të tilla.

“AAB u bën thirrje pjesëmarrësve në protesta të shmangin çdo veprim të dhunshëm. Institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të tilla dhe garantimin e sigurisë publike. Mbrojtja e punonjësve dhe klientëve, respektimi i pronës private dhe garantimi i vijimësisë së shërbimeve bankare janë thelbësore në çdo rrethanë”, thuhet në deklaratë.
AAB i siguron qytetarët marrëdhënia e tyre me bankat mbetet e pacenuar dhe e sigurt, pavarësisht ngjarjeve të ndodhura. Në deklaratë theksohet gjithashtu se mbrojtja e punonjësve dhe klientëve, respektimi i pronës private dhe garantimi i shërbimeve bankare janë thelbësore në çdo rrethanë, thuhet në deklaratën për shtyp.

Edhe bizneset janë dëmtuar rëndë gjatë këtyre tri ditëve pasi protestuesit i kanë shënjestruar vazhdimisht duke i shkatërruar, djegur dhe vjedhur. Dhoma e Tregtisë bëri thirrje për distancim të qartë nga dhuna dhe masa të qarta nga policia.

“Kërkojmë masa konkrete parandaluese, prani të përshtatshme në zonat e rrezikuara dhe ndërhyrje në kohë ndaj çdo akti dhune apo shkatërrimi. Autorët e dhunës duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi individuale sipas ligjit, pa ia ngarkuar fajin kolektivisht çdo qytetari që ushtron paqësisht të drejtën e protestës. Kërkojmë gjithashtu dokumentimin e plotë të dëmeve dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve dhe sipërmarrjeve të prekura, për të mundësuar denoncimin, hetimin dhe ndjekjen e procedurave përkatëse”, thuhet në deklaratë.
Gjatë protestës së djeshme të paktën 4 degë bankash të nivelit të dytë dhe një institucion financiar u sulmuan dhe u dëmtuan. Grupe protestuesish, kryesisht të maskuar, goditën me gurë dhe sende të forta ambientet e institucioneve financiare, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Related Posts

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar
Blog

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026
Guximi që Ramës po i kushton shumë. Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë
Blog

Guximi që Ramës po i kushton shumë. Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë

15/10/2026
Niko Peleshi: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik
Kryesore

Niko Peleshi: T’i thërrasim arsyes, Shqipëria mbi çdo dallim politik

15/10/2026
Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit: Pas dhunës qëndrojnë organizatorë brenda dhe jashtë vendit

15/10/2026
Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

Kaos dhe dhunë në Tiranë, bankat mbyllin filialet

15/10/2026
Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar

15/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al