• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

80 vite nga gjenocidi grek në Çamëri, Idrizi: Qershor i pazakontë, sot shqiptarët përkujtojnë vuajtjet dhe masakrat

10/06/2024
80 vite nga gjenocidi grek në Çamëri, Idrizi: Qershor i pazakontë, sot shqiptarët përkujtojnë vuajtjet dhe masakrat

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet organizoi sot në Parlament një aktivitet në përkujtim të 80- vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në ndryshim nga herët e tjera, ku Kuvendi gëlon nga përplasjet midis grupeve politike, këtë herë në podium ishin ngjitur trashëgimtarët e të mbijetuarve të gjenocidit, për të folur mbi kujtimet e errëta që përjetuan të parët e tyre dhe luftën për t’i rezistuar spastrimit etnik nga forcat greke.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendi, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se u mblodhëm këtë qershor të pazakontë për të përkujtuar vuajtjet, masakrat dhe shtëpitë e djegura të përjetuara nga të parët tanë prej ushtrive greke, të cilat synonin zhdukjen e popullsisë shqiptare në Çamëri.

“U mblodhëm në këtë qershor, por i pazakontë për ne, pasi ne shqiptarët e Çamërisë përkujtojmë pikërisht këtë histori dhe të parët tanë. Përkujtojmë vuajtjet, masakrat, shtëpitë e djegura”,- tha Idrizi.

Gjithashtu, të pranishëm të tjerë në Kuvend ishin edhe përfaqësues të partive politike nga të dy kampet, trashëgimtarë të të mbijetuarve të gjenocidit, por edhe personalitete nga Kosova dhe trojet e tjera të shqiptarisë.

Mbi 30 mijë shqiptarë, 80 vite më parë u dëbuan nga vatrat e tyre shekullore në Çamëri. Qindra prej tyre u vranë, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve u detyruan me dhunë të asimilohen.

Eprorët e forcave greke nuk e mbajtën fjalën kur garantuan se në rast të dorëzimit të armëve nuk do t’u ndodhë asnjë e keqe shqiptarëve të Çamërisë, pasi ato u vendos nën terror për të mohuar identitetin duke vrarë parinë e saj e duke i lënë të varur në mes të qytetit për më shumë se tre ditë.

Prej vitit 1994, Republika e Shqipërisë, e njeh këtë datë si Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga forcat shoviniste greke.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026
“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)
Kryesore

“Studentët në Universitetin e Dhunës”, Rama nxjerr pamjet e protestuesve me maska në selinë e PD (VIDEO)

24/10/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro dënon dhunën ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu është e vetmja rrugë

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al