• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 arsyet pse Gjermania do të fitojë Europianin

13/06/2024
5 arsyet pse Gjermania do të fitojë Europianin

Optimizmi te Gjermania është ndjeshëm më i lartë në krahasim me turnet e fundit madhor. Tifozët besojnë se “pancerat” mund të kurorëzohen në Kampionatin Europian, që me tepër ku do të zhvillohet përpara mbështetësve të saj. Në një analizë të gjatë nga mediumi “bundesliga.com”, ka zbërthyer 5 pikat përse Gjermania do të fitojë “Euro 2024”.

1. ORGANIZATORËT – Në etapat pararendëse vendet mikpritëse të Europianit ka bërë figurë prestigjioze në arenën e futbollit përgjatë kontinentit të vjetër. Megjithatë ka nga ato përfaqësueses që i kanë shkuar shumë parën triumfit, por janë mposhtur në finale. Portugalia në “Euro 2004” u mund përpara tifozëve nga Greqia, të njëjtën fat pësoi edhe Franca në vitin 2016, teksa u gjunjëzuan ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. E fundit që e pësoi rezulton Anglia kundër Italisë. Por ka edhe rasti kur është mbyllur me “histori të lumtur”. Duke nisur me Spanjën në 1964, Italia e 1968 dhe Franca (1984). Pritja i një Kampionati Europian në Gjermani koçidon me precedentin e dytë në histori, pas atij në 1988, me fitues Holandën në finalen karshi Bashkimit Sovjetik.

2. RRITJA E FUTBOLLIT GJERMAN – Bajer Leverkusen theu “hegjemoninë” e Bajern Mynih në Bundesligën gjermane, duke surprizuar. Fakti që ata e mbyllën kampionatin pa asnjë humbje i shton kreditet “aspirinave”. Nga gjiri i ekipit të Ksabi Alonsos janë inkuadruar në përfaqësuese futbollistë të rëndësishëm si Xhonatan Tah, Andrish e Virc. Po ashtu skuadra e Shtutgartit ka fituar terren me Anton, Fyhrish, Miltelshtad dhe Undav. Dortmundi përfaqësohet me Fylkrug, Shloterbek dhe së fundmi i është bashkuar grupit Emre Xhan, çka prezanton një larmishmëri ekipesh, ndryshe nga sa ndodhte në ciklet e fundit.

3. MUSIALA DHE VIRC – Xhamal Musiala dhe Florian Virc nuk vlerësohet vetëm si talent kryesor te “pancerat”, por edhe të kompeticionit në tërësi. Ylli i Leverkusen gëzon çmimin më të lartë nga mediumi i “transfermarkt”, duke lënë pas edhe goleadorin Herri Kejn, plotë 130 mln euro. Ai u zgjodh “lojtari i sezonit në Bundesligë”, etapa më e frytshme në karrierë. Musiala nga krahu tjetër në ndeshje të rëndësishme ka treguar veten. Mjafton t’i referohemi ballafaqimit të parë në Champions ndaj Realit, teksa inkursionet e mesfushorit të avancuar shkatërruan gjithë sistemin e prapavijës së “galaktikëve”. Në Botërorin “Katar 2022” edhe pse Gjermania nuk kaloi dot fazën e grupeve, “bambi” (pseudonimi i Musialës) u rendit mes lojtarëve në numrin më të lartë të driblimeve.

4. PËRVOJA E “VETERANËVE” – Arseja përse Julian Nagelsman ftoi në kombëtare Tomas Myler apo Toni Kros lidhet me ndikimin e tyre te pjesa tjetër e grupit. Siç është përmendur edhe më herët nga trajneri 36-vjeçar, Myler do e bëjë detyrën e liderit nga pankina, kurse mesfushori do të ketë profilin e “busullës” në zemër të ekipit. Nuk mund të anashkalohet prezenca e emrave me peshë si Nojer, Kimish apo Gyndoan.

5. GRUPI I LEHTË – Si pritës i “Euro 2024”, Gjermani është shortuar të njëjtën vazo me Hungarinë, Zvicrën dhe Skocinë. Me këtë të fundit do të bëjë debutimin mbrëmjen e nesërme. Krahas rivalëve të mësipërme, dominanca e “pancerave” është dukshëm më e lartë, e cila “garanton” në letër vendin e parë në grup dhe “përplasjen” në raundin tjetër me një duel më të lehtë, saktësisht me të dytin e Grupit C, ku ndodhen Angli, Serbi, Slloveni dhe Danimarka.

Related Posts

Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026
Sport

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa

Statistikat/ Blutë vuajnë në transfertë, ndeshjet në shtëpi pikë e fortë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al