• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk ka më “low cost”, Kampionati Evropian i Futbollit shtrenjton biletat e avionit drejt Gjermanisë

14/06/2024
Nuk ka më “low cost”, Kampionati Evropian i Futbollit shtrenjton biletat e avionit drejt Gjermanisë

Në 24 orët e ardhshëm nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas planifikohet të ngrihen 106 avionë. Drejt Gjermanisë mikë-pritëse të “Euro 2024” do të fluturojnë 14 avionë, njëri prej të cilëve në Dortmund qyteti në stadiumin e së cilit luhet ndeshja Shqipëri-Itali.

Nëse e keni lënë për moment të fundit për të parë ndeshjen apo ka dalë një fluturim i papritur, lajmi i keq është se nuk ka më bileta të lira për në Dortmund.

Dy kompanitë “low cost” nga 23 në total që operojnë në Rinas i kanë shitur të gjitha biletat, ndërsa për linjat e tjera çmimet variojnë nga minimumi 220 euro e deri në 670 euro.

“Është normale që për një situatë të tillë, për një event të tillë gjithnjë çmimet janë të larta. Kjo pasi çmimet janë të bazuara te raporti kërkesë ofertë”, tha Besnik Vathi, agjent udhëtimesh.

Por biletat e avionit nuk janë të shtrenjta vetëm për ndeshjen Shqipëri-Itali. Të dhënat nga 23 kompanitë e fluturimit tregojnë se të paktën deri në 15 korrik, të fluturosh nga Rinasi drejt Gjermanisë kushton nga 200 e deri në 570 euro. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë “low cost”.

“Kompanitë low cost ecin me parimin e tregut. Kur ka shumë kërkesë, çmimet rriten. Së paku deri në fund të korrikut, çmimet e biletave veçanërisht drejt Gjermanisë do të jenë të larta.”

Mirëpo alternativat për çmime të lira të biletave të fluturimeve nuk mungojnë gjithsesi.

“Nëse ndeshja luhet në Dortmund, ti mund ta presësh biletën në Eindhoven apo në qytete aty rrotull e nga aty të marrësh trenin për në destinacion. Kosto do të jetë disi më e ulët.”

Për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin e Dortmundit pritet të jenë rreth 50 mijë shqiptarë. Një pjesë e tyre kanë udhëtuar nga Tirana duke rritur kështu çmimet e biletave./A2CNN

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al