• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës!

28/06/2024
Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës!

Nga Ardit Rada

Ka një sërë kritikësh 24 orët e fundit që mbi baza konspiracioni aludojnë për një pazar mes mazhorancës dhe Sali Berishës. Këtë e lidhin me vulën si dhe me mosdjegien e mandatit të deputetit pavarësisht mungesës së tij mbi 6 muaj në Kuvend. Ka disa të tjerë që shkojnë më tej: E krahasojnë mandatin e tij me atë të disa socialistëve që e kanë lënë apo iu është hequr teksa përballeshin me ligjin. E vërteta është që për kushtet ku ndodhet Sali Berisha, s’ka asnjë vlerë krahasimi apo pazari me të. Në rastin e socialistëve ka qenë vullneti i këtyre të fundit për t’i përjashtuar të tyret në momentin e parë që janë marrë nën ndonjë hetim apo si të pandehur. Herë me konsensus e herë me mbledhje grupi e Kuvendi, ia kanë dorëzuar personin ‘kallup’ drejtësisë, të zhveshur nga çdo lloj imuniteti dhe janë distancuar nga ai duke vendosur një standard jo edhe aq pa kosto politike.

Në rastin e Sali Berishës, s’ka patur asnjë përpjekje për të marrë një vendim pala e tij, apo për t’i kërkuar të dalë para GJKKO si i barabartë mes të barabartëve. Përkundrazi, i gjithë kampi pro tij ka luftuar sistemin e drejtësis, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Me raste edhe ambasadorë të tjerë të BE, përveç Greqisë që opozita e ka dashurinë e saj të re. Madje rasti i Berishës ka vajtur dhe më tej. Sikur të mos i mjaftonte partia e tij, në ndihmë i ka ardhur dhe aleati që teksa ka halle në Gjykatë edhe për pasurinë edhe për divorcin, i duhet të luftojë edhe për Sali Berishën e të bëjë hasha ndërkombëtarët.

Çështja e vulës që Apeli ia dha Berishës është treguesi më i mirë i drejtësisë së pandikuar, por nga ana tjetër shpalos edhe një herë fytyrën e vërtetë të asaj që ishim mesuar ta quanim Rithemelimi. I njëjti Apel që i dha vulën Berishës, është i njëjti që pret Ervin Salianjin prej 20 seancash që t’i komunikojë vendimin. Dhe për deputetin e Berishës kjo Gjykatë është e shkëlqyer të hënën dhe kriminale të martën. Ndaj edhe vendimi për vulën tregon jo vetëm që s’ka ndonjë pazar me Gjykatën, por s’ka as ndonjë pakt minimal e banal, fjala bie të mos shahet më Apeli nga Salianji. Se për t’u dorëzuar s’bëhet fjalë për aq kohë sa rrezikon të prangoset në sallë të gjyqit.

Sa i përket mandatit, të gjithë duhet të qetësohen. Imagjinoni një Sali Berishë pa mandat dhe më thoni ku dallon ai nga një Sali Berishë me mandat? Nuk përbën as rekord historik të paktën, që të trumpetohej se për herë të parë iu ndërpre mandati politikanit më jetëgjatë të tranzicionit. Sepse e dogji njëherë!

Çfarë pazari mund të bëhet me Berishën kur e lë në kat të 8 dhe për sa nuk i dihet, dhe mbi të gjitha: Çfarë nevoje ka Sali Berisha për mandatin e deputetit kur në gjykatën e Londres arsyeton imunitetin si ish-kreu i Shtetit dhe jo si ligjvënës?

Sigurisht që është shumë romantike një pazar i mundshëm mes Berishës dhe Ramës, kryesisht për të trembur Metën dhe Bashën, por të dy këta nuk i hynë në punë mazhorancës përderisa kanë përfunduar forca politike të katërta dhe të pesta në zgjedhje. Njëri merr malet, tjetri s’ka as vulë. Të dy premtojnë mbështetje të madhe dhe njëri lë edhe gruan, krahun e djathtë brenda partisë. Tjetri ka tre muaj që ka premtuar listat e kandidatëve edhe zhduket sikur s’ka ndodhur asgjë.

Shumëkush uron fundin e Berishës në mënyrën më të keqe. Ky nuk është opinion, por fakt. Heqja e mandatit do të ishte si një tjegull tjetër e hequr nga njeriu që Shqipëria s’e akuzoi dot për shumëçka i bëri, por Amerika i vuri vulën për të gjithë ne. Por a vlen heqja e një mandati nisur nga emocionet, në krahasim me interpretimin e drejtë të Kushtetutës? Neni 71 thotë se mandati hiqet kur deputeti mungon 6 muaj pa arsye.

Numërojeni ndryshe këtë që thotë Kushtetuta: Hajduti ka 6 muaj në arrest shtëpie dhe i rroftë mandati. Paga që merr nga Kuvendi në këto rrethana, s’i del as për molotovët para Bashkisë Tiranë! Sesi i plotëson lekët e tjerë për të financuar protesta, kjo po duhet hetuar. Pa të ardhurat momentale janë të deklaruara, sepse ka një “vend pune”!/Javanews.al

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al