• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

01/07/2024
Ismaili iku, ne na mbetet Kadareja

Nga Andi Bushati

Ikja nga kjo botë e Ismail Kadaresë do të provojë, ndofta për të kush e di sa të disatën herë, se fundi i përditshmërisë së jetës reale është sakrifica e detyrueshme që shkrimtarët e mëdhej të hyjnë në panteonin e zgjedhur të një kombi. Çlirimi nga pesha e trupit, fundi i takimit për kafe me njerëz të zakonshëm, lënia pas e obligimit për të reaguar për gjëra nganjëherë të vogla, i shpëton ata nga një mallkim i pashmangshëm: gjykimi i bashkëkohësve.

Kështu ka ndodhur edhe me Ismailin. Madje në dy kohë. Në atë të regjimit të Enver Hoxhës, ku ndonëse i shpëtuar disa herë nga vetë lideri komunist, ai mbeti shkrimtari i dyshuar, i survejuari nga sigurimi, shkrimtari shpesh i ndaluar, njeriu që arriti të shpëtojë lëkurën pasi ngriti me “Dimrin e madh”, të vetmin portret të udhëheqësit që arriti të fitojë famë dhe në perëndim.

Në periudhën tjetër, atë post komuniste, ky u konsiderua mëkati i tij. Shumëkush nuk i fali as “Dimrin…”. as “Shqiponjat fluturojnë lart”, as të qenit deputet, as pranimin e postit të numrit 2 pas Nexhmije Hoxhës, e aq më pak përdorimin e organeve të represionit për zgjidhjen e halleve të veta familjare.

Sa ishte gjallë, Ismaili ka qenë gjithnjë në mes, ose i adhuruar ose i anatemuar. I detyrueshëm për tu mësuar përmendësh nga nxënësit e shkollave, për talentin me të cilin i thurte vargje partisë, por i parë me frikë nga aparatçikët dhe censorët, për dykuptimësinë e veprës së tij. I duartrokitur nga disa, kur lexohej “Përse mendohen këto male” dhe i parë me shpresë nga të tjerë për zbërthimin që i bënte tek “Pallati i ëndrave”, aparatit kafkian të Komitetit Qëndror. Për të parët qe thjeshtë rripi më i talentuar i transmisionit të propagandës së regjimit, për të dytët i vetmi që arrinte të zbërthente publikisht absurditetin e tij.

Si student i letërsisë në vitet ’80 e mbaj mend se si prisnim të lexonim me lupë gjithçka të re që nxirrte nga dora, për ta parë alegorinë, kritikën, atë që s’guxonte ta bënte askush tjetër. Për ne, në atë kohë, ai ngjante si një rreze shprese, si i vetmi vegim i një bote më perendimore dhe disi më të lirë. Por ama, nga ana tjetër, sot i kuptoj të gjithë kritikët e tij që nga pozita idealiste i kërkojnë se mund të kish bërë shumë më tepër. Qoftë edhe pa u rebeluar, të paktën të heshte me përbuzje si Lasgushi.

Kjo kontradiktë e shoqëroi fort Ismailin në tre dekadat e fundit të jetës së tij. Ai vetë, si njeri, bëri gabimin e madh se tentoi fillimisht të justifikohej para turmave. Arriti deri sa të pretendonte se me “Dimrin e madh” i kishte orfuar një maske diktatorit me shpresën se ky do të zbutej duke i ngjarë personazhit letrar të romanit. Me dy esetë e para që shkroi në vitin ’91, nga egzili parizian, u mundua ti veshë vetes rolin e një kundërshtari të regjimit që nuk mund të përtypej kollaj.

Vetëm vite më pas, kur i gjendur në një nga fortunat e zakonshme që ngriheshin kundër tij, vendosi të japë një intervistë në “Opinion”, foli troç: “Nuk kam qene kurrë disident” tha duke shtuar me arrogancën e dikujt që ka sigurinë e talentit të vet: “nuk jam i detyruar ti jap llogari shitësit të lagjes për veprat e mia, ato janë aty….le ti lexojnë”.

Kjo qe linja përfundimtare që mbajti në daljet publike deri sa këto tre katër vite vendosi të heshtë, pothuajse plotësisht, sikur po përgatiste, që në të gjallë, kohën e vet të përjetësisë.

Sot, në 1 korrik dhe adhuruesit edhe kriitikët e tij, mësuan se Ismaili iku. Ne të gjithëve bashkë tani na mbetet Kadareja. Jo personi, por shkrimtari. Jo aktiviteti njerëzor, por vepra. Ajo e talentit padiskutueshmërisht më të madh që ka pasur gjuha e shkruar shqipe. Ajo e shkrimtarit me më shumë çmime dhe botime ndërkombëtare. Ajo e magjisë së “Kronikë në gur”. Ajo e zejtarit që na ka lënë trashëgim sa e sa neologjizma të shqipes.

Nga sot e tutje këto do të jenë të vetmet njësi matëse për Kadarenë. Ashtu siç Sartri nuk mbahet mend për numrin vizitave në Moskë, apo Gabriel Garsia Markezi për takimet e pafundme me Fidel Kastron edhe nga Kadareja do të mbetet esencialja: letërsia e tij. Duke thënë lamtumirë, paradoksalisht, ai e lehtësoi këtë proces./Lapsi.al

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al