• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: Sikur Kadare të kërkonte të prehej në vendlindje, në Gjirokastër

03/07/2024
Rrëfimi i Kadaresë: Doja të martohesha kur isha 12 vjeç

Nga Roland Bejko

Ismail Kadare iku sot nga kjo botë. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Unë e kam dashur shumë si shkrimtar dhe si njeri. E kam takuar disa herë në Shqipëri dhe në Paris, në shtëpinë e tij. Njëherë tjetër do tregoj episode nga bisedat me të. Njeriu Kadare nuk është më, si shkrimtar e kemi aty, me veprat e tij në memorien tonë, por edhe bibliotekat e shtëpive.

Kujt i ka ndodhur të shkojë në Francë, qoftë edhe për të thyer heshtjen me bashkëbiseduesit, mjafton që midis të futet Kadare, dhe biseda zë e ndizet. Prej Kadaresë flitet me respekt për Shqipërinë e shqiptarët, për historinë, kulturën, gjuhën, gjenezën, luftën, Skënderbenë, nënë Terezën, Kosovën,përkatësinë tonë evropiane, padrejtësitë e fuqive të mëdha ndaj nesh, etj, etj, tema që derivojnë biseda sa të duash të gjata e përmbajtësore.
Për ne që vijmë nga Gjirokastra, Kadare në një vend të huaj si Franca, është gati një kartvizitë familjare. E njoh Gjirokastrën nga Kadare, të thonë. Qytet magjik!

Sot lexova diçka që më pëlqeu. Dikush ka sugjeruar që Kadare të prehet krahas Konicës, Mit’hat Frashërit etj në kodrat e Liqenit. Shumë mirë. Aty e meriton. Kryelajmi në fakt do ishte sikur Kadare të kërkonte të prehej në vendlindje, në Gjirokastër. Siç bëri Petro Marko. Sepse, sot ky qytet e ka identitet Kadarenë.

Në fillim ishte Gjirokastra që bëri Kadarenë. Sot edhe falë Kadaresë, Gjirokastra jeton. Gjirokastra dhe Kadare janë identike, të shkrirë në një. Janë me qindra e mijëra vizitorë që dynden në vit në atë qytet, jo thjesht për vlerat që ka si pasuri e trashëgimisë kulturore botërore, por edhe si vendlindja e Kadaresë. Pena e artë e Kadaresë e bëri të përbotshëm atë qytet të bukur kapriçoz. Ashtu siç kapriçua magjike e atij qyteti e frymëzoi shkrimtarin ta kthente atë në artin e përmasave universale. Gjithsesi, kudo që të jetë shtëpia e përjetshme e shkrimtarit Ismail Kadare, dimensionet e tij letrare do jenë një kontribut i çmuar në letërsinë më të mirë botërore.

Me siguri veprat e tij do t’i gjejmë gjithmonë në libraritë evropiane aty pranë Kunderës, ku të dy duket sikur i bëjnë publicitet njëri tjetrit. Kur blen një Kadare, të duket sikur ky të thotë, mos ik pa marrë dhe një Kunderë, dhe anasjelltas. Sepse shkrimtarët e mëdhenj ashtu si njerëzit e realizuar nga jeta, nuk flasin kurrë keq për të ngjashmit. Sot dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Shqiptarët kudo që gjenden, humbën përfaqësuesin e tyre idenditar në perëndimin e vështirë.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al