• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ujësjellësi i Bënçës, vepra hidroteknike e kohës së Ali Pashë Tepelenës

05/07/2024
Ujësjellësi i Bënçës, vepra hidroteknike e kohës së Ali Pashë Tepelenës

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau pamje një monument kulture i veçantë siç është Ujësjellësi i Bënçës, njohur ndryshe si akuadukti, fjalë që rrjedh nga latinishtja.

Ndodhet mbi lumin e Bënçës rreth 2 km në veri të fshatit me të njëjtin emër. Ujësjellësi është një vepër hidroteknike e shek. 19-të, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës. Ky monument është ndërtuar gjatë periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Ai ka pësuar një dëmtim të madh si shkak i një tërmeti në vitet ’30 të shek. 20 dhe është rindërtuar por në formën autentike të tij. Ujësjellesi u ndërtua pas ndërtimit të kalasë së Tepelenës.

Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të monumenti, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës.

Kanali i ujit është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet nga 21 këmbë ose kolona, të cilat po ashtu janë ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç. Këto kolona kanë formë katrore dhe janë të lartësive të ndryshme, lartësi të cilën e marrin në varësi të pjerrësisë që merr kanali. Në pjesën ku kalon kanioni i lumit, këmbët e monumentit janë të ngritura mbi një urë. Ura është e ndërtuar me tre harqe. atsh

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al