• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Libohovë, 2 milionë euro investim për një rrugë 9 km nga Fusha e Çajupit në Topovë

15/07/2024
Libohovë, 2 milionë euro investim për një rrugë 9 km nga Fusha e Çajupit në Topovë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka parashikuar të ndërhyrje në rrugën e degraduar Fusha e Çajupit – Topovë në Bashkinë e Libohovës me një fond limit 199 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro.

Projekti parashikohet të nisë zbatimin pas përzgjedhjes së kompanisë fituese në një procedurë prokurimi të çelur së fundmi ku në objekt të kontratës parashikohet “Nxitja e ndërveprimit dhe frymës komunitare, gjallërimi i jetës socio-kulturore në zona me potencial zhvillimi nëpërmjet rijetëzimit të aseteve publike: Asfaltimi i rrugës Fusha e Çajupit – Topovë, Bashkia Libohovë” .

Rruga është rreth 9 kilometgra e gjatë.

“Ky segment rrugor shërben për kalimin e banoreve, transportit urban dhe lidh fshatrat e zonës së Zagorisë me Libohovën, Përmetin, Dropullin dhe Gjirokastrës.

Me ardhjen e stinës së dimrit ky segment krijon problem për lëvizjen e banorëve të këtyre zonave për arsye të rrëshqitjes së materialeve inerte anësore dhe deformimit të trupit të rrugës.

Në segmentin e sipërpërmendur nuk ka shtresa dhe nënshtresa të trupit të rrugës, kryesisht traseja e rrugës është shtruar / niveluar me materialin e terrenit përreth.

Gjendja e rrjetit rrugor është shumë e amortizuar, pa pikë ndërhyrjeje këtu e shumë vjet, i cili sjell si pasojë që aksesi në këtë pjesë të Bashkisë Libohove të jetë shumë i vështirë. Rruga ekzistuese është në gjendje të rënduar ku mungojnë thuajse plotësisht shtresat rrugore”, thuhet në dokument.

Sipas FSHZH qëllimi i ndërhyrjes është që të bëhet ndërhyrje për rehabilitimin sipas standardeve që kërkon një rrugë, për ofrimin e një lëvizjeje më të sigurte dhe më të shpejtë të mjeteve si dhe për lidhjen e fshatrave të kësaj njësie me territorin tjetër të Bashkisë Libohovë si dhe Bashkive në kufi Gjirokastër dhe Dropull.

Në dokumente nënvizohet se përmirësimi i kushteve të lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës.

“Rritjen e jetëgjatësisë së rrugëve. Punimet për rikonstruksionin e rrjetit rrugor, fillojnë nga Fusha e Çajupit (Burimi i Bratit) dhe vazhdojnë përgjatë segmentit rrugor deri në fshatin Topovë. Segmentet që janë zgjedhur për rikonstruksion janë ato që janë në gjendje shumë të keqe” vlerëson FSHZH.

Related Posts

Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

22/10/2026

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al