• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama

Nga premtimet e protestës studentore të vitit 2018, te çështja e Belinda Ballukut dhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Këto janë disa nga temat që kryeministri Edi Rama ka trajtuar në bashkëbisedimin virtual me një student protestues, të publikuar gjatë udhëtimit të tij drejt Budvës për Samitin e Procesit të Berlinit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përballet me një sërë pyetjesh që lidhen me besimin e studentëve ndaj qeverisë, vendimet e drejtësisë dhe qëndrimet e tij për ish zyrtar të kabinetit. Një prej çështjeve të ngritura është ajo e Belinda Ballukut.

Në pyetjen që i drejtohet Ramës, ky i fundit akuzohet se ka mbrojtur ish ministren kur SPAK kërkoi heqjen e imunitetit. Kryeministri e kundërshton këtë interpretim, duke deklaruar se nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia. Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës në Parlament lidhej me kundërshtimin e një arrestimi pa gjyq dhe jo me pengimin e hetimeve. Rama shprehet se zhvillimet e mëvonshme i kanë dhënë të drejtë këtij qëndrimi, pasi, sipas tij, SPAK ka vijuar hetimet dhe ka zgjeruar akuzat.

Një tjetër moment i bisedës lidhet me Saimir Tahirin. Kur studentit virtual i atribuohet një pyetje për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Rama reagon duke theksuar se Tahiri e ka kryer dënimin dhe tashmë i është rikthyer jetës së tij. Kryeministri ndalet gjithashtu te protesta studentore e vitit 2018, duke u kërkuar të rinjve të konsultojnë dokumentin e Paktit për Universitetin dhe të bëjnë dallimin mes kërkesave të ngritura gjatë protestës dhe angazhimeve të shkruara të qeverisë.

Pjesë nga dialogu i publikuar:

Studenti: A doni të dini pse ne nuk kemi besim te dialogu juaj? Sepse na e treguat besën në 2018, kur ju premtuat studentëve 5%, që edhe sot e keni pa paguar faturën.

Edi Rama: Kështu thoni ju, por lexojeni Paktin për Universitetin, që ishte dokumenti që e kurorëzoi atë protestë studentore, dhe mos ngatërroni kërkesat e shumta që u hodhën lart e poshtë asokohe me zotimet e qarta dhe të shkruara që mori qeveria.

Studenti: Sepse kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, ju e mbrojtët atë.

Edi Rama: Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia, përkundrazi. Por në atë rast ne mbrojtëm drejtësinë nga njëanshmëria dhe koha na dha të drejtë, sepse refuzimi ynë për të pranuar, duke ngritur kartonat e Parlamentit, një tjetër arrest pa gjyq në një vend që është bërë turpi i Europës, me 63% të paraburgosur në totalin e të burgosurve, nuk e pengoi aspak SPAK-un që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke zgjeruar akuzat.

Studenti: Por si t’ju besojmë kur në fakt ish-ministri juaj i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua dhe gjykata shkroi se ai ndihmoi një bandë të futej brenda në polici?

Edi Rama: Sa keq më vjen! Si mundet një i ri të zvarrisë nëpër gojë një njeri të dënuar shumë vite më parë, që sot është në jetën e vet pasi e ka kryer edhe dënimin. Nuk e di. Po të thashë kujdes, kujdes nga ai profesori që jua mëson gjërat për së prapthi.

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al