• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Në Sarandë u skandalizova”, gazetari flet për turizmin: Dyndja e vjetshme na ka bërë dëm. Më vjen keq ta them, por nuk jemi ende as afër Greqisë në raportin cilësi/çmim

16/07/2024
“Në Sarandë u skandalizova”, gazetari flet për turizmin: Dyndja e vjetshme na ka bërë dëm. Më vjen keq ta them, por nuk jemi ende as afër Greqisë në raportin cilësi/çmim

Nga Blendi Salaj

Duke qënë se pati shumë polemika, po shtoj dy mendime të miat pasi der më tani thjesht kam ofruar fakte, pa asnjë opinion. A ka rënie të sasisë së turistëve këtë vit në jug. PO, madje jo vetëm në jug. Ka rënie deri në Velipojë. A e kanë braktisur shqiptarët e Kosovës bregdetin shqiptar? JO, në hotelin me pak dhoma ku rriija unë kishte 4 familje nga Kosova, 2 kishin ardhur nga Zvicra dhe Belgjika. Të tjerë me autobusët e Sharr-it. Edhe në rrugë kishte. A ka më pak shqiptarë nga Kosova? PO, por kjo është normale.

Ata do pushojnë ku të duan dhe tanimë që nuk kanë viza kanë gjithë të drejtën të shijojnë aventura të tjera. Plazhet nuk janë plot, por as bosh nuk janë. Me sy duket sikur ka 40% njerëz më pak se vjet. Por kjo është thjesht, me sy…

Vjet unë mbeta shumë i kënaqur në Borsh, në një hotel të pastër dritë, me plazhin përpara, me shezllon për çdo anëtar familjeje. Me ushqim shumë të mirë, mëngjes të plotë, me staf të mrekullueshëm, me dhoma të mëdha, me WiFi dhe Netflix dhe qetësi dhe rehat.

Pastaj vajta në Sarandë dhe u skandalizova. Nuk gjeta asnjë nga këto por zhurmë, rrëmujë, staf që pasi punonin 14 orë, grindeshin me zë të lartë. Qyteti ishte në ngërç. Në një tavolinë jashtë na pikonte një kondicioner në pjatë. “Eeee, e kemi këtë problem,” – na tha kryekamarieri. “Por tavolinën nuk e heqim dot se kemi shumë punë. Tersi juaj.” Trafiku lëmsh, trotuaret gunga gunga. Plehrat qelbeshin në kazanet pirg.

Turistë që ulërinin napoletançe. Italianë që blinin plitka gazi në market për të bërë gjellën në ballkonet me qira. Maldivet vjet i kalova vetëm për të vajtur në Butrint, i vetmi vend që nuk frekuentohej aq shumë… na ikej nga sytë këmbët. Ditën që ikëm, nga porti deri tek rrethrrotullimi i fundit, 1 orë e 40 minuta. Kam një damar prejardhje nga Saranda, ndaj flas pa të keq. Vjet në Sarandë duhet t’i hapje të huajt me shkop që të kaloje, sivjet ka mjaftueshëm vend në trotuar për të kaluar.

Kthehemi tek ky vit. Po, ka çadra me 1,500 lekë (15 euro pët ata që s’flasin aritmetikën). Ka edhe me 10, me 30, me 40 dhe me 50. Tek Pasqyrat sot ishte 2000 lekë. Ka njerëz shumë të përgjegjshëm sikundër ka që abuzojnë se janë budallenj dritëshkurtër. Ka oaze, ka dhe çmendina me muzikë tupci-tupci që të tunden edhe varrezat. Ka pushues të mirë, ka dhe që dhjesin në kabinën ku ndërrohesh me rroba banje, apo më keq, në det ku lahen edhe bebet.

Ka nga të gjitha. Dhe jo, nuk jemi ende as afër Greqisë në raportin cilësi/çmim. Më vjen shumë keq ta them. A është më mirë? Pak fare më mirë, por propaganda qeveritare i ka turbulluar ujërat. Disave iu mbush mendja se po bënim Spanjën të dridhet. Dyndja e vjetshme na ka bërë dëm, sepse na u rrit mendja dhe sepse përvoja që u ofruam të huajve nuk ishte kushedi se çë. Arsyet pse po shkon kështu duhet t’i analizojnë të diturit. Unë them vetëm ç’kam parë me sy.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

VIDEO/ Barcelona dëfrehet me Racing, 7 gola dhe spektakël

17/09/2026
Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

Milan zhgënjen në Europë, pëson disfatë ndaj Benficës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al