• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Videot me plazhet bosh”, kryebashkiaku i Vlorës: S’mund të bëhet antireklamë me atë që ne e kemi krenari

20/07/2024
Zjarri në fushën e plehrave, kryetari i bashkisë: Dashakeqësi ndaj Vlorës e turizmit

Videot e shpërndara në rrjetet sociale me abuzimet e çmimeve në sektorin e turizmit kanë marrë një vëmendje të shtuar, përfshirë këtu edhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference këtë të mërkurë me kryetarët e bashkive të vendit, Rama u shpreh se ishte shumë i habitur nga këto video, të cilësuara sipas të tij të rreme.

Gjatë një interviste, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se nuk mund të bëhet reklamë kundër asaj që ne e kemi krenari, turizmin. Ai i cilësoi këto video dhe lajme të shpërndara si tendencioze dhe të rrezikshme.

“Në fakt është një konstatim që më pas përkthehet në shqetësim, kemi parë që ka një vëmendje të shtuar, më shumë është një mesazh i gabuar që përcillet jo vetëm prej rrjeteve sociale. Nuk e di se ku e kanë burimin, por patjetër që nuk është gjë e mirë.

Nuk mund të bëhet asnjëherë dhe kurrsesi reklamë kundër asaj që ne në fakt e kemi krenari, që është turizmi, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë hartën e Shqipërisë. Pra duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shqipëria është në zhvillim, po kthehet në një simbol shumë të rëndësishëm të turizmit në raport me atë çfarë na rrethon, me rajonin tonë dhe më gjerë.

Ne po bëjmë një punë shumë të mirë sa i përket kësaj gjëje, promovimi po bën punën e vet dhe nuk diskutohet që vëmendja do të jetë më e shtuar. Por që të ketë zëra kundër apo të jenë tendencioze për të shkatërruar gjithë procesin në fakt, sepse në ndjehemi krenarë që po krijohet. Duket tendencioze, duket e rrezikshme dhe nuk ka asnjë benefit, aq më tepër kur bashkohen site apo faqe të ndryshme në rrjete sociale që janë brenda vendit, më duket paksa absurde,” tha Dredha.

Më tej gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Vlorës tha se kjo është një luftë e ekonomike që e ka “burimin” diku gjetkë, por megjithatë ai theksoi se qeveria është këtu për të promovuar Shqipërinë.

“Konkurrenca e ndershme është gjithmonë më se e mirëpritur, brenda apo jashtë vendit tonë, por kur gjërat bëhen tendencioze atëherë na bëjnë të kuptojmë që kjo luftë është me një qëllim shumë të qartë. Është luftë ekonomike me pak fjalë. Të gjithë duan të potencojnë të ardhurat apo edhe turizmin aty ku ofrohet, pse dhe jashtë kufijve tanë, dhe normale që tendenca mund të jetë diku gjetkë.

Këtë nuk mund ta them sepse është diçka që duhet parë me shumë kujdes nga gjithë ato institucione dhe instancat që merren në fakt edhe me luftën kibernetike që është diçka që duhet marrë me shumë seriozitet. Kam përshtypjen që nëse do të vërtetohet do të dalë në sipërfaqe gjithë kjo gjë. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm ne jemi këtu për të promovuar Shqipërinë, për të mbështetur Shqipërinë në çfarëdo lloj gjëje që bëhet dhe në çfarëdo lloj investimi që bëhet”, u shpreh kryebashkiaku.

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG, Luis Enrique: Champions është vështirësuar, kjo është e qartë

Luis Enrique i lumtur në Paris, flet pas rinovimit: Kam besimin e klubit dhe të presidentit, qyteti vend special

13/10/2026
Zyrtare, Carvajal firmos me ekipin e ri

Zyrtare, Carvajal firmos me ekipin e ri

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al