• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët

20/07/2024
Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët

Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencës, deputetja demokrate Tabaku, ka kritikuar sjelljen e këtij institucioni që nuk mbron shqiptarët nga monopolet dhe oligopolet por i promovon ato.

Deputetja demokrate njëkohësisht dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, iu drejtua shqiptarëve duke i pyetur se kush është arsye që paguajnë më shumë për celularët, ushqimet dhe siguracionet? Sipas saj e gjithë kjo vjen sepse qeveria nuk bën detyrën e saj dhe se Autoriteti i Konkurrencës ka rreshtuar së kryeri punën.

Postimi i plotë:

Detyra e çdo institucioni të pavarur, duke përfshirë dhe Autoritetin e Konkurrencës, është mbrojtja e konsumatorit. Së pari, duke ofruar çmimet më të ulta në treg dhe duke siguruar konkurrencë që kjo të ndodh. Së dyti, duke u kujdesur që ne kemi produkte me cilësi. Por si realizohet kjo?

Duke pasur tregje me konkurrencë, duke lejuar që në tregjet kryesore të mos ketë 2 ose 3 kompani siç ndodh, duke ndaluar marrëveshjet për çmimet. A po realizohet kjo? A po e kryen Autoriteti i Konkurrencës funksionin e tij? Sot nga produktet e shportës që na vijnë ne tryezë e deri tek shërbimet tjera që lidhin me sigurimet, telefoninë celulare, me karburantet ne kemi çmime më të larta.

Sepse Autoriteti i Konkurrencës dhe konkurrenca në tregje nuk është e siguruar, sepse kompanitë bëjnë marrëveshje dhe nuk është askush aty për të mbrojtur konsumatorin. Situata në tregjet e kapura dhe në sektorët më të rëndësishëm është kthyer sot në kosto, jo vetëm për tryezat e shqiptarëve, por njëkohësisht dhe për çmimet në sektorët më të rëndësishëm.

Po nëse Autoriteti i Konkurrencës dhe çdo institucion tjetër i pavarur nuk janë atje për të mbrojtur interesin e konsumatorit, për çfarë ekzistojnë ato? Sot konsumatorët shqiptarë janë duke paguar çmime më të larta, po rripen në supermarkete, në sigurime, në telefoninë celulare dhe nuk po e marrin shërbimin. Kjo është sfida që i bëra atij institucioni dhe mbeti pa përgjigje!

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24

Axhenda/ Ngjeshja e kalendarit, blutë synojnë vendin e parë

13/10/2026
Trajneri i Galatasaray: Ndaj Barcelonës me besim, edhe pse janë favoritë

Trajneri i Galatasaray: Ndaj Barcelonës me besim, edhe pse janë favoritë

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al