• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi për mandatin e Xhaçkës: Kushtetuesja nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do i kërkojmë opinion Komisionit të Venecias

24/07/2024
Çuçi për mandatin e Xhaçkës: Kushtetuesja nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do i kërkojmë opinion Komisionit të Venecias

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi i pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, tha se Kushtetuesja ka tentuar që të krijojë në normë të re kushtetuese në një kohë që nuk e lejon vetë Kushtetuta.

Sipas Çuçit vota e deputetëve është e pavarur dhe pavarësia e votës së tij mbrohet me Kushtetutë. Çuçi tha se nuk mundet Gjykata Kushtetuese që të imponojë votën e deputetit.

Kreu i Grupit të PS shtoi se për këtë paqartësi do të kërkojnë opinionin e Komisionit të Venecias.

”Kuvendi as nuk e diskutoi këtë vendim. Por i shfuqizoi të dy vendimet. Është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin nëse do të duhet një deputet apo të gjithë deputetët duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar jo nga vullneti i detyruar nga zgjedhësi apo nga GJK. Ky është një vendim që s’ka gjetur zgjidhje nga trajtimi i GJK. Ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese pasi nuk ja lejon vetë Kushtetuta.

GJK verifikon normat ekzistuese nëse janë apo jo në përputhej me kushtetutën. Fakti që një vendim i caktuar vjen për tu miratuar në parlament, vullneti është sovran i deputetit. Kushtetuta njeh në mënyrë absolute pavarësinë e deputetit për të votuar në një formë që ai e gjykon. Deputeti nuk mban as përgjegjëis për votën e tij, thotë Kushtetuta.

I vetmi moment kur Kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar është kur i jepet e drejta opozitës kur ngrihen komisionet hetimore.

Në asnjë rast nuk mund ti imponosh deputetit mënyrën si duhet të votojë. Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë ngërç që ti kërkojmë opinion Komisionit të Venecias. Mundet një institucion tjetër parlamentar qoftë kjo GJK për mënyrën si duhet të votojë. Janë 140 deputetë të pavarur në vullnetin e tyre pë rtë votuar. Vetë GJK me 9 anëtar ka 3 mendime të ndryshme. Si mund të imponohet një parlament që të votojë në një formë të caktuar nga një institucion që nuk është brenda kuvendit. Ne do ti kërkojmë opinion Komisionit të Venecias.

Kjo gjë do të merrte zgjidhje. GJK e ka pasur zgjidhjen ta adresonte interesin publik nëse duhet ta mbaj mandatin ose jo Xhaçka, që të merrte një vendim përfundimtar. Ka bërë hetimin gjyqësor për këtë çështje e ka ezauruar dhe në vend fare s’ka dalë me një vendim por ka dalë me një vendim pushimi. Përgjigja ime është kjo ne duhet të marrim një opinion pasi ka konflikt kushtetues në këtë pikë. Mua Kushtetuta me thotë se jam i pavarur me votën time.

A është vendim politik për ta mbrojtur Xhaçkën? A krijon precedent të rrezikshëm

Dispozitivi pjesa urdhëruese… shfuqizohen vendimet. Gjykata Kushtetuese ka të drejtën të shfuqizojë çdo ligj çdo nen të ligjit që është në kundërshtim me ligjin. Nuk krijon norma të reja juridike dhe aq më tepër norma kushtetuese. Po të lexosh vendimin e pakicës e kundërshtojnë vet arsyetimin që kanë bërë vetë kolegët e tyre. Ka 3 arsyetime, të treja arsyetime kushtetuese. Në lidhje me dispozitivin, që ne mos ta kemi zbatuar. Thotë GJK shfuqizohet ky nen nuk është më në fuqi. Kur vjen puna te interperimi është çështje tjetër. si do të ma zhbësh nenin kur më thotë je i pavarur dhe nuk mban përgjegjësinë për votën tënde.

Është një nen që nuk është interpretuar nga GJK. Nuk ka një vendim politik, ka një thirrje për të votuar si deputet. Vjen një projekt për të votuar si deputet. Mos të kalohet në një marrëdhënia kuazi perverse. Janë mekanizëm që i jep opozitës që të adresojë interesin publik në GJK. S’kemi frikë, jam i pavarur si votoj”,- tha Çuçi.

Related Posts

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

Shkurta eliminohet nga BBVK 4, akuzon rëndë produksionin në transmetim direkt

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al