POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., 28 vjeç, banues në Angli, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtore”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.