• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dule sulmon Tavon: I çuat Himarës një kandidat të importuar bashkë me farefisin. Spiropali: Kemi zgjedhur një njeri që di të bëjë punën, që përfaqëson shqiptarë e grekë

26/07/2024
Dule sulmon Tavon: I çuat Himarës një kandidat të importuar bashkë me farefisin. Spiropali: Kemi zgjedhur një njeri që di të bëjë punën, që përfaqëson shqiptarë e grekë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar sot gjatë seancës plenare me deputetin Vangjel Dule, teksa ky i fundit akuzoi maxhornacën se kërkon të grabis pronat e himariotëve.

Teksa fliste për zgjedhjet në Himarë, Dule u shpreh se “i keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar dhe produkt të merkatos politike”.

“E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë. Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit”, tha Dule.

Ndërkohë ministrja Spiropali është shprehur se kandidati i përzgjedhur nga PS do t’i jap zgjidhje problemeve të himariotëve.

Më tej ajo theksoi se “zgjedhjet në Bashkinë e Himarës nuk janë për të ndarë copat, trojet dhe ndikimet e brendshme apo të jashtme, por janë që ato troje e ato toka t’i vëmë në funksion të zhvillimit”.

Dule: I keni çuar sot Himarës një kandidat të importuar. E çuat bashkë me farefisin, dhe i bëtë zgjedhës në bashki. I çuat edhe bashkëpunëtore duke ju shpërndarë role, e duke u premtuar troje. I çuat një kandidaturë produkt i merkatos politike. Kandidaturë që kryeministri e akuzonte si tepsixhi dhe ai kryeministrin drogaxhi. E keni prezantuar si një minoritar. E çoni tek lumi i Vlorës si kandidat, që do ndalojë të flitet greqisht në Himarë.

Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë.

Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë. Po ju garantoj çfarëdo që të bëni, nuk ka shantazhim, kërcënim e joshje që mund të përdorni për të mposhtur frymën himariote. Nuk mund të rrëmbeni pronën, trashëgiminë e dinjitetin e tyre.

Spiropali: Zgjedhjet ne Himarë nuk janë zgjedhje për të përçarë minoritetin dhe shqiptarët, por për të bashkuar të gjithë qytetarët e lire dhe krenarë të atij vendi drejt zgjidhjeve për Himarën. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës nuk janë për të ndarë copat, trojet dhe ndikimet e brendshme apo të jashtme, por janë që ato troje e ato toka t’i vëmë në funksion të zhvillimit.

Për Bashkinë e Himarës kemi zgjedhur një kandidat që di të bëj punën, që di të përfaqësojë shqiptarë e grekë, e të gjithë qytetarët e këtij vendit, që në i shohim pa dallim si qytetarë të lirë të Shqipërisë dhe krenarë të krahinës së Himarës. Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do t’i japim Himarës zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë betejë elektorale në një luftë të pakuptimtë që nuk i bëjnë nder atyre që i bëjnë, nga ata që vunë persona me rekorde aty, e deri te ata që mbajnë sot litarin e përçarjes për Himarën.

Me Vangjel Tavon, Himara do të ketë një kryetar që nuk troket nëpër dyert as të kryetarëve dhe as të padronëve të fshehur apo të hapur, por që troket vetëm nëpër dyert e banorëve për tu kërkuar besimin dhe votën dhe për tu dhënë atyre shërbimin dhe zhvillimin e merituar.

Related Posts

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan
Kryesore

Humbi në Karaburun, gjendet pas tre orësh turisti amerikan

13/10/2026
Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë
Kryesore

Bashkitë u shkrinë, PS kërkesë Kuvendit për fazën e dytë të “Territoriales”, zbardhen pikat që propozojnë

12/10/2026
Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë
Kryesore

Zv.ministri i Brendshëm i Greqisë, Gioulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë edhe nëpër Korçë, për të parë rrënjët e popullit tonë

12/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit
Kryesore

Ministri izraelit vlerëson Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, një mik i palëkundur i Izraelit

12/10/2026
Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Kryesore

Një grua emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

12/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“U cenuan objektivat”, Partizani “fshin” Bratu, gati firma me teknikun kroat – Balkanweb.com – News24

“U cenuan objektivat”, Partizani “fshin” Bratu, gati firma me teknikun kroat

13/10/2026
“U cenuan objektivat”, Partizani “fshin” Bratu, gati firma me teknikun kroat – Balkanweb.com – News24

“U cenuan objektivat”, Partizani “fshin” Bratu, gati firma me teknikun kroat – Balkanweb.com – News24

13/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al