• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fevziu për turizmin: Propagandë është të mbash çmime stratosferike e të nxjerrësh truprojat të kontrollojnë termuset e pushuesve. Në Dhërmi një emigranti i kërkuan 4 mijë £ më shumë se viti i kaluar në të njëjtin hotel (VIDEO)

10/08/2024

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një tjetër reagim lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik në Shqipëri. “Propagandën më të keqe të turizmit po e bëjnë vetë njerëzit e turizmit”, thotë Fevziu përmes një video të gjatë të publikuar në kanalin e tij në YouTube.

“Sabotim është të mbash çmime stratosferike. Nuk është propagandë kundër turizmit të thuash që çmimet janë shtrenjtë. Nuk është propagandë të thuash që në Shqipëri është e zënë çdo centimetër katror të plazheve të Shqipërisë dhe të nxjerrësh truprojat që të kontrollojnë çantat dhe termusët e pushuesve”, thotë Fevziu.

Më tej gazetari tregon rastin e një emigranti shqiptar, i cili vitin e kaluar kishte bërë pushime në Dhërmi duke paguar 3500 paund, katër persona për një javë. Ndërsa këtë vit, në të njëjtin hotel e me të njëjtën dhomë i kishin kërkuar 4 mijë paund më shumë.

“Propagandë është ta fshehësh të vërtetën përmes spekulimit. Sot imazhi i Shqipërisë është dëmtuar shumë nga shezlonget. Jemi shndërruar në një republikë shezlongesh”, shprehet Fevziu. Ndiqni më poshtë rrëfimin e plotë të tij. ©Argjiroja.net

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al