POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe L. K., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu janë gjetur sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









