• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vota e emigrantëve, më 30 shtator duhet të shkruhen rregullat e votimit

15/08/2024
Vota e emigrantëve, më 30 shtator duhet të shkruhen rregullat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kohë deri në 30 shtator të përcaktojë rregulla të qarta se si do të votojnë emigrantët. Kodi i ri zgjedhor i cili hyri në fuqi më 31 korrik kur u botua në Fletoren Zyrtare, i ka lënë dy muaj kohë Rregullatorit, për të shkruar procedurat e detajuara për votimin nga jashtë.

Pika më e rëndësishme në shkrimin e këtyre rregullave, është se çfarë dokumentesh do t’i pranohen diasporës për të vërtetuar se janë banues në një shtet të huaj. Kjo më së shumti për t’u dhënë të drejtën e votës atyre emigrantëve të cilët nuk kanë qëndrim të rregullt. Shqiptarëve mund t’u pranohet vërtetimi i banimit për ata që janë me dokumente, apo vërtetimi i punës për ata që janë me shërbim jashtë vendit, vërtetimi i studimit, apo vërtetime të tjera që provojnë se për arsye shëndetësore apo pune votuesi nuk do të jetë në Shqipëri pranverën e ardhshme.

Rregullatori do t’i miratojë këto akte me të paktën 4 vota pro, duke garantuar kështu edhe pëlqimin e opozitës, e cila e kontrollon vendimmarrjen përmes përfaqësuesve të saj në këtë komision. Pas qartësimit të rregullave, emigrantët do të regjistrohen online pranë website të KQZ-së, duke plotësuar një formular të caktuar.

Ky regjistrim do të hapet 4 muaj përpara zgjedhjeve, diku në fillim të janarit. Diaspora do të ketë 60 ditë kohë të regjistrohet, por nuk duhet të harrohet fakti se regjistrimi do të mbyllet 2 muaj përpara datës së zgjedhjeve. Më pas KQZ do ta dërgojë fletën e votimit me postë tek zgjedhësi, në adresën që ai ka deklaruar jashtë vendit.

Për dërgimin koston e postës e përballon buxheti i shtetit. Votuesi pasi e plotëson fletën, e dërgon përmes postës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Postën e kthimit e paguan vetë qytetari. Një pikë e rëndësishme që mund të hapë debat sërish në KQZ, është zgjedhja e postës që do të transportojë votën. Opozita nuk ka besim tek Posta Shqiptare e kontrolluar nga shteti, pasi dyshon se qeveria mund të manipulojë votat. Përfshirja e postës private është një mundësi e pranuar nga të gjithë në parim, por rrugës mund të sjellë frikë e paqartësi.

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Çfarë mafie, çfarë turpi”, Vinicius akuzon, por tani rrezikon “El Clasico” – Balkanweb.com – News24

“Çfarë mafie, çfarë turpi”, Vinicius akuzon, por tani rrezikon “El Clasico”

12/10/2026
“Çfarë mafie, çfarë turpi”, Vinicius akuzon, por tani rrezikon “El Clasico” – Balkanweb.com – News24

“Çfarë mafie, çfarë turpi”, Vinicius akuzon, por tani rrezikon “El Clasico” – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al