“Çfarë mafie, çfarë turpi! Ai që ndëshkohet me karton të verdhë dhe të kuq është gjithnjë Vinicius?”. Ky status i brazilianit në rrjetet sociale ndez akoma më shumë polemikat në post sfidën të fituar nga Real Madrid 1-0 përballë Villareal, falë një goli të shënuar nga Diomande.
Vëmendjen kryesore në këtë sfidë nuk e mori suksesi i ekipit të Mourinhos, por një episod i ndodhur në minutën e 71-të. Vinicius gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari i takimit pasi u thirr nga VAR jo vetëm që anuloi golin, por ndëshkoi Vinicius me karton të kuq për një gjest antisportiv duke tërhequr nga flokët Saliban gjatë fillimet të këtij aksioni. Vinicius ishte i papërmbajtshëm, ku për pak sulmi fizikisht edhe gjyqtarin e takimit. Problemi për Vinicius nuk përfundon këtu, pasi gjesti i tij, mënyra se si reagoi por dhe statusi në rrjetet sociale mund të sjell një dënim më të rëndë se sa një ndeshje.
Për të ndërlikuar pozicion e Vinicius mendoi gjyqtari i takimit i cili konfirmoi edhe publikisht sjelljen agresive të Vinicius.
Tani në shtëpinë e Real Madrid kanë frikë për një dënim më të rëndë për brazilianin çka mund të sjell mos prezencën e tij në “El Clasico”, një sfidë që është në program për t’u zhvilluar pas dy javësh, më 25 tetor. Si rrallë herë, ai që nuk reagoi për këtë episod ishte trajneri Jose Mourinho, me këtë të fundit që zgjodhi heshtjen për shtyp pas sfidës kundër Villareal.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







