• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë

02/09/2024
Tre projekte rrugore marrin 4.75 mld lekë shtesë

Financimi shtesë prej 4.75 miliardë lekë, për transportin rrugor për vitin 2024 do të shkojë për 3 projekte të reja. Sipas relacionit, që shoqëron Aktin Normativ të miratuar nga qeveria javën që shkoi për ndryshimin e buxhetit të shtetit, kjo vlerë do të shkojë për financimin e projektit të rrugës Elbasan – Lekaj, Fier – Kthesa Patos – Frataj dhe aksin Bërdicë – Unaza Lindore, në Shkodër. Për dy projektet e fundit nuk ka detaje ndërkohë që projektin që përfshin aksin Elbasan – Lekaj, vitin që shkoi u zhvillua tenderi për projektimin e tij. Ky aks është pjesë e korridorit VIII, ku aktualisht po punohet në segmentin Elbasan – Qafë Thanë.

Konsorciumi i kompanive fituese, që po hartojnë projektin për aksin nga Elbasani në Lekaj, u shpall nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që referuar dokumenteve të tenderit, segmenti pritet të ketë një gjatësi prej rreth 40 km. Kompania projektuese duhej të planifikonte lidhjen e tij me bypassin e Elbasanit, që gjithashtu është në fazë projektimi, ndërsa aksi i ri duhet të përfundojë në Lekaj, ku do të kryqëzohet me korridorin Adriatiko – Jonian.

Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve dhe naftës midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Të gjithë kundër Infantino-s, edhe Konfederata Aziatike presion FIFA-s: Duam më shumë të ardhura

Të gjithë kundër Infantino-s, edhe Konfederata Aziatike presion FIFA-s: Duam më shumë të ardhura

22/09/2026
Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri

Largohet Dimarco, Mancini nuk e rrezikon anësorin, në vend të tij Ruggeri

22/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al