Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të mbledhë këtë të premte paradite të gjithë vartësit e tij, ku pritet të njoftojë ndryshime të thella në ministrinë që drejton. Sot pritet të hapet edhe gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut një ditë më parë.
Po ashtu priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.








