Një shpërthim i fuqishëm tronditi Gjirokastrën para 15 minutash. Nga të dhënat e para mësohet një automjet tip “Benz” ka shpërthyer pranë komisariatit të qytetit. Është ende e paqartë se cfarë ka ndodhur, nëse kemi të bëjmë me eksploziv apo defekt tjetër të mjetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Argjiroja.net sjell pamje ekskluzive pak pas shpërthimit teksa mëson se në gjendje të rëndë ndodhen dy persona, identiteti i të cileve nuk dihet ende. Pas ngjarjes se rende ka reaguar edhe policia permes nje njoftimi paraprak.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Beqir Devolli dhe Rigers Mela., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit
©Argjiroja.net










