• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi i veterinerit zyrtar: Si bëhet kontrabanda e kafshëve nga Kakavija dhe Kapshtica

19/09/2024

Bazuar në legjislacionin veterinar dhe Kodin doganor, pikat e lejueshme të kalimit për mallin e kërkuar, nga kufiri me Greqinë, janë vetëm Kapshtica dhe Kakavija. Në asnjë pike tjetër doganore me shtetin fqinj nuk mund të bëhen lëvizje të tjera të kontrolluara.

Por si bëhet kontrabanda në kufirin grek dhe si i shmangin kontrollet e policisë dhe Frontexit, agjencisë europiane të ruajtjes kufitare dhe bregdetare?

“Ka disa mënyra për të shmangur kontrollet e policisë ose Frontexit. Fermerët lidhen me fermat në Greqi dhe më pas, mundohen të tejkalojnë kafshët e imta e gjedhët, ose nga kufijtë tokësore, në fshatrat më të afërt, ose nëpërmjet doganave, ku bien dakord. Gjysmën e kafshëve nuk i deklarojnë, ndërsa gjysmën tjetër i deklarojnë. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me raste të mirëfillta kontrabande që nis nga pika A deri në Zh. Unë personalisht kam pasur disa raste që kam tentuar ti bllokoj” u shpreh veterineri, Baki Myrtellari

Pavarësisht se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se është konstatuar vetëm një rast parandalues kontrabande në vitin 2023, Inside Story ka arritur të sigurojë dokumentacionin e ndalimit të 78 krerëve bagëti dy thundrake.

Më date 11 maj 2024 u ndalua tufa prej 61 lopësh dhe 17 viçash, e pronarit Maksi Malo, në Ersekë. 13 krerë lope dhe vica ishin të pajisur me matrikuj grekë sipas procesverbalit.

“Oficeri i Policise Gjyqesore prane Drejtorise Vendore te Komisariatit të Korçës, në kuadër të veprimeve proceduriale që po kryen për veprën penale të “Kontrabandës me mallrat të tjera” në ngarkim të shtetasit Maksi Malo, mban këtë procesverbal për lënien dhe ruajtjen e provave materiale si më poshtë. Një tufë gjedhë, dythundrakë me ngjyrë të kuqremtë, të bardhë, të zezë dhe laramane, ku 13 prej tyre të pajisur me matrikull të shtetit grek.

Nga numërimi i krerëve rezulton se janë gjithsej 78 krerë bagëti dy thundrake së mëposhtë:
61 lopë me karakteristika me ngjyrë të kuqremtë me moshë të papërcaktuar. 17 vica të moshës nga 3 deri në 6 muaj me ngjyrë dominues të kuqeremtë.

Përveç këtij rasti që qartësisht kuptohet se ka qenë tentativë kontrabande dhe rasteve të padokumentuara, apo kapura nga ana e institucioneve, ka pasur dhe shkelje të tjera. Në disa raste janë vendosur gjoba ndaj subjekteve të ndryshme për shkak të thyerjes së karantinimit të detyrueshëm të kafshëve të imta, apo gjedhëve. Megjithatë, kjo është vetëm maja e ajsbergut e kësaj problematike me kafshët e imta dhe gjedhët…/ Top Channel

Related Posts

Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament
Kryesore

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
Kryesore

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet shefi i Komisariatit të Sarandës

15/05/2026
Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor
Kryesore

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

15/05/2026
Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)
Kryesore

Diplomohen studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Sot Shqipëria fiton 104 shërbëtorë të rinj të ligjit. Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë (VIDEO)

15/05/2026
Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë

“Mozës do i bëj gropën”, “shpërthen” Zhaku, poetja: Ajo ka dalë me partnerin tim, nuk e kam mikeshë

15/05/2026
Ngjarje e rëndë/ 28-vjeçarja gjendet e pajetë në një apartament

Emrat/ Kush janë policët e arrestuar në Sarandë për ndërtime pa leje

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al