POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Poloni dhe N. Gj., 41 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.