• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lugina e Drinos, thesar turistik! Potenciali arkeologjik dhe kulturor ka bërë bashkë studiues dhe operatorë të turizmit

21/09/2024
Lugina e Drinos, thesar turistik! Potenciali arkeologjik dhe kulturor ka bërë bashkë studiues dhe operatorë të turizmit

Studiues, arkeologë, përfaqësues të turizmit dhe zhvillimit lokal kanë ndarë në të parin event rreth potencialit kulturor dhe arkeologjik të Luginës së Drinos ide dhe plane konkrete e gjetjet arkeologjike të deritanishme dhe të studimeve që hedhin dritë mbi historinë e popullimit të luginës që nga antikiteti e deri sot.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka qenë në çdo hap mbështetës për miratimin dhe mbikëqyren e gjithë punës që bëhet në terren dhe gjithashtu kujdesjen për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që gërmohen, hapi i radhës do të jetë miratimi i planit të menaxhimit për Antigonenë që do të përfshijë një muze arkeologjik ku të jetë e mundur të shfaqen të gjitha këto thesare që janë gjetur në atë sit”- u shpreh Sokol Ismaili, Drejtor i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore

Edhe studiuesit italianë që po hulumtojnë në luginë prej gati 20 vjetësh mendojnë se potenciali për të zhvilluar turizmin mbi këto asete është i jashtëzakonshëm.

“Lugina e Drinos përfshin site arkeologjike të rëndësishme siç janë Adrianopoli dhe Antigonea ndër më të veçantat nga pikpamja historike. Ato mbartin edhe potencialin më të lartë turistik. Gjirokastra tashmë po mirëpret një numër të lartë turistësh dhe mendoj që do të ishte e rëndësishme edhe nxitja e zhvillimit të këtyre siteve, në mënyrë që turistët që vizitojnë Gjirokastrën, të qëndrojnë më shumë se një ditë, e përveç siteve arkeologjike ata kanë mundësi të eksplorojnë edhe natyrën e bukur të zonës.”- u shpreh Aleksandro Ruxheri, drejtor i Insitutit Italian të Kulturës.

Që prej fillimit të këtij viti Antigonea dhe Adrianopoli, janë vizituar nga mbi 3 mijë turistë. Një interes i lartë është treguar edhe për monumente të tjera si kalaja e Paleokastrës, Leklit, Kardhiqit, manastiret e Spilesë, Pelelit, Mingulit, Ravenës, kishat e Labovës, Peshkëpisë, Zervatit, teqeja e Zallit dhe ajo e Melanit./TCH

Related Posts

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali
Lajme

Dyshohen për 19 grabitje, tre shqiptarë të arrestuar në Itali

10/10/2026
Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi
Kryesore

Nga veriu në jug, këto janë 15 bashkitë që shkrihen nga reforma e re, ja si do të jetë bashkimi

10/10/2026
Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)
Kryesore

Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)

10/10/2026
Kumbaro: Projekti i ri për Libohovën me Leonard Hiden, fitorja e PS nuk diskutohet
Kryesore

Shkrirja e Libohovës, kryebashkiaku: Reagimi im nuk ishte emocional. Dua t’u kërkoj falje atyre që më besuan personalisht

10/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mollët apo dardhat? Cili frut ndihmon më shumë në kontrollin e sheqerit në gjak – Balkanweb.com – News24

Mollët apo dardhat? Cili frut ndihmon më shumë në kontrollin e sheqerit në gjak – Balkanweb.com – News24

10/10/2026
Unaza e lashtë me emrin e Ponc Pilatit hedh dritë mbi kryqëzimin e Jezusit, çfarë zbuluan studiuesit – Balkanweb.com – News24

Unaza e lashtë me emrin e Ponc Pilatit hedh dritë mbi kryqëzimin e Jezusit, çfarë zbuluan studiuesit – Balkanweb.com – News24

10/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al