Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mengjesin e se martes në qendër të qytetit të Sarandës, ku një automjet është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar ndezjen e automjetit. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, por dëmet materiale duket se janë të konsiderueshme.
Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja e papritur, pasi ka ndodhur pranë vendit ku para disa muajsh u dogj godina historike e Bar Lulishtes.