POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: G. B., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur një sasi municoni luftarak dhe produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.