POLICIA E SHTETIT
Më datë 27.09.2024, shtetasi A. Q., 49 vjeç, banues në Durrës, ka kallëzuar se në vendin e quajtur “Ujërat Termal të Bënjës”, Përmet, në automjetin e tij, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.