• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Me të vërtetë kjo ta thyen zemrën”, si po zvarriten hetimet për britaniken që humbi jetën në Sarandë

30/09/2024
“Me të vërtetë kjo ta thyen zemrën”, si po zvarriten hetimet për britaniken që humbi jetën në Sarandë

Kanë kaluar dy vite nga 19 Shtatori 2022, kur në mënyrë tragjike në Sarandë humbi jetën britanikja Rebecca Gannon, tek sa ishte zhytur të shikonte një anije të vjetër.

Me mbushjen dy vjet nga kjo ngjarje, familja e saj priste që prokuroria e Sarandës të mbyllte hetimet e ta çonte çështjen për gjykim.

Vajza iu mbyt në Sarandë/ Babai i 29-vjeçares angleze: Nuk do largohem nga Shqipëria…
Prokuroria e Sarandës thotë: Nga ana e prokurores së çështjes është disponuar me vendimet përkatëse të zgjatjes së afatit të hetimeve bazuar në nenin 324 të Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me kërkesën për kopje të vendimeve për zgjatjen e afatit të hetimeve, këto akte nuk mund t’ju vihen në dispozicion për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Sarandës jep edhe këtë shpjegim se çfarë fazë janë hetimet.

“Aktualisht Prokuroria është duke kryer veprimet hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, konkretisht është në pritje të administrimit të aktit të ekspertimit teknik dhe në përfundim të hetimeve do të disponoj për mënyrën e përfundimit të tyre, vendimmarrje e cila do t’ju njoftohet palëve”.

Joey Gannon i vëllai Rebecces në një prononcim për Top Channel dha këtë koment për shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj prej prokurorisë së Sarandës.

“Me të vërtetë kjo ta thyen zemrën. Nuk po arrimë ta kuptojmë se përse po merr kaq shumë kohë për të mbërritur në një konkluzion se përse motra ime humbi jetën. Kjo ka krijuar një situatë komplekse jo vetëm për mua por për të gjithë familjen tonë në Britaninë e Madhe. Jam i mendimit se nuk është bërë mjaftueshëm në hetimin e këtij rasti. Shtyrja e hetimeve na bën të pyesim nëse me të vërtetë një ditë këto hetime do të përfundojnë dhe nëse do të ngrihen akuza të tjera krahas atyre ngritur për personin që marrë si i pandehur,” tha ai.

George Gannon babai Rebeckes më të shumtin e kohës e shpenzon në Sarandë në kërkim të së bijës.

“Jo vetëm që kam humbur motrën time Beccky dy vite më parë por si familje kemi humbur edhe babain. Figurën qendrore të familjes. Ai është zhvendosur në Shqipëri për ti shtyrë gjërat në bërjen drejtësi për motrën tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne si familje jemi në pritje të një përgjigje. Unë dhe të gjithë ne, e kemi të pamundur të kuptojmë përse po merr kaq shumë kohë për tu bërë drejtësi,” u shpreh ai.

Deri më tani prokuroria e Sarandës ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Kushovës pronarit të kompanisë së zhytjeve për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

Ai u la i lirë me detyrim paraqitje pas një garancie pasurore në shumë 1.5 milion lekë e më pas jo zyrtarisht mësohet se ndodhet i arrestuar në Greqi për trafik droge pasi theu lirinë me kusht pranuar nga gjykata Sarandë./TCH

Related Posts

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, çfarë dyshohet
Kryesore

E rëndë/ Qeni kafshon 10-vjeçaren dhe e tërheq zvarrë për disa metra

20/03/2026
Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!
Lajme

Çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme, pas ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit dhe Artur Zhejit!

20/03/2026
Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet
Kryesore

Qeveria ngre Bordin e Transparencës, ul 8 lekë akcizën për karburantet

20/03/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Kultivonte kanabis në shtëpi, shpallet në kërkim drejtori i burgut të Rrogozhinës

19/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fakte rreth Chuck Norris! Historia e legjendave urbane që nxitën mitin e tij

Fakte rreth Chuck Norris! Historia e legjendave urbane që nxitën mitin e tij

20/03/2026
INTERVISTA/ Nga Tetova tek efektet e skemës së re, Riza flet edhe për Kombëtaren: Polonia? Ja si fitohet (VIDEO)

INTERVISTA/ Nga Tetova tek efektet e skemës së re, Riza flet edhe për Kombëtaren: Polonia? Ja si fitohet (VIDEO)

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al