Ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të një sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.
Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit do të jenë prezentë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, kryesisht në veriperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.
Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në juglindje, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave parashikohet tepër intensive e problematike me shpejtësi 14-25 m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 20°C;
në zonat e ulëta 16 deri 24°C;
në zonat bregdetare 19 deri 23°C./