• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të qarkut, me kontrolle 24 orë në 7 ditë dhe përdorimin e pajisjeve bashkëkohore, me fokus kryesor garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës.

Në vëmendje të veçantë janë edhe institucionet arsimore, ku është shtuar prania e shërbimeve të Policisë Rrugore gjatë hyrjes dhe daljes së nxënësve, për të garantuar sigurinë e tyre dhe për të menaxhuar lëvizjen e automjeteve në këto zona.

Gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve të vazhdueshme, janë arrestuar apo proceduar penalisht 7 shtetas, ndërsa janë pezulluar 38 leje drejtimi.

Në të njëjtën periudhë, Policia Rrugore ka vendosur 2,268 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Ndër shkeljet kryesore të konstatuara janë:

816 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;

608 masa për parakalime të gabuara;

562 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar të automjeteve;

23 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

7 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

7 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

4 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Një tjetër fokus i kontrolleve është transporti publik dhe transporti i nxënësve. Kontrollet e përditshme synojnë verifikimin e dokumentacionit dhe respektimin e kushteve të sigurisë, për të parandaluar çdo situatë që mund të cenojë pasagjerët.

Në këtë kuadër, gjatë dy javëve janë vendosur edhe 50 masa administrative, për shkelje që lidhen me transportin publik pa dokumentacionin përkatës, transportimin e nxënësve mbi kapacitetin e lejuar, si dhe mosrespektimin e përparësisë së këmbësorëve, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.

Policia Rrugore e Gjirokastrës njofton se kontrollet dhe monitorimet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të njëjtën kohë, Policia u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për drejtuesit, pasagjerët dhe këmbësorët.

Për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, qytetarët mund të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend
Kryesore

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastra dhe Vlora, ndër rajonet më të plakura të Europës

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al