• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lufta me Hamasin, ambasadorja izraelite: Mbështetja e Shqipërisë, unike! Ja çfarë i thashë kryeministrit Rama

07/10/2024
Lufta me Hamasin, ambasadorja izraelite: Mbështetja e Shqipërisë, unike! Ja çfarë i thashë kryeministrit Rama

Ambasadorja izraelite në Shqipëri, Galit Peleg foli për një vjetorin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Peleg foli për luftën në Lindjen e Mesme, 101 pengjet izraelite që mbahen ende nga Hamasi, si dhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Peleg zbuloi detaje nga bisedat me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, ku theksoi se ‘Shqipëria është një rreze drite në kohë më të errëta të izraelitëve’.

Ndër të tjera ambasadorja tha se mbështetja e marrë nga vendi ynë është unike dhe se vlerësohet shumë në Izrael.

“Kjo është ditë e vështirë për njerëzit e Izraelit. Nuk është diçka që ka përfunduar, por po vazhdon. Kemi ende 101 pengje në Gaza, nuk e dimë situatën e tyre. Shpresojmë shumë që t’i shohim së shpejti në Izrael.

Izraeli po lufton në 7 fronte, filloi me Gazën, por nuk qëndroi vetëm aty. Në 7 tetor të vitit të kaluar pati sulme nga Hezbollahu, si rezultat 1000 persona u desh të evakuohen. Kemi qenë objektiv edhe nga Jemeni. Nëse me pyesni për luftën në Lindjen e Mesme, nuk besoj se po ndodh për vetëm atje, po ndodh edhe këtu. Do jetë problem për Evropën, botën perëndimorë.

SHBA-të kanë qenë aleati më i ngushtë i Izraelit dhe besoj se do vazhdojnë ta bëjnë. Për të luftuar terrorin, do të qëndrojnë kundër regjimit radikal në Iran, kundër sulmeve ndaj Izraelit dhe krijimit të bombave nukleare.

Mund t’ju them që çdo shtet që ka qenë objekt për terrorizmin, kështu ka koordinim në paraskenë, skena publike. Nuk mendoj se asnjë vend mund të që ndonjë i vetëm në luftën kundër këtyre forcave.

Mendoj se dua ta përcaktoj Shqipërinë si rreze drite në kohë të errëta të historisë, njerëzit shqiptarë qëndrojnë me Izraelin. Ky bashkëpunim vazhdon ë kohë të vështira dhe të mira, por nëse flasim që nga 7 tetori, i thashë kryeministrit Rama, Hasani dhe Begaj që me zemër dua të jem në Izrael.

Nëse nuk mund të jem fizikisht, vendi më i mirë që mund të jem është Shqipëria. Mbështetja që kemi marrë nga qeveria, publiku vlerësohet shumë dhe është unike. Fakti që Shqipëria është vend i vogël dhe ka presione në arenën ndërkombëtare, ende qëndron në krah të Izraelit duke luftuar terrorin. Fjalimi i zotit Rama në OKB dhe fakti që u shfaq me një fjongo të verdhë vlerësohet së tepërmi”, u shpreh Peleg.

Related Posts

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Momenti historik: Taylor Swift dhe Beyoncé nderohen nga Biblioteka e Kongresit

Momenti historik: Taylor Swift dhe Beyoncé nderohen nga Biblioteka e Kongresit

14/05/2026
Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësoren me Slloveninë, luhet më 5 qershor në Ajdovščina

Kombëtarja U-21 zyrtarizon miqësoren me Slloveninë, luhet më 5 qershor në Ajdovščina

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al