Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin Lushnjë-Berat. Në aksident u përfshi një autobot i mbushur me karburant me një mjet bujqësor. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i bllokuar e si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.