• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e Eleonora Toçit në Itali, babai: Krushku më ka borxh edhe për 1 mijë vjet gjakun e vajzës, i kam çuar fjalë

13/10/2024
Vrasja e Eleonora Toçit në Itali, babai: Krushku më ka borxh edhe për 1 mijë vjet gjakun e vajzës, i kam çuar fjalë

Pak ditë më parë Eleonora Toçi, 24 vjeç, u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi 30 vjeç, krim i ndodhur në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 9 tetorit në San Felice, në provincën e Caserta-s, në Itali.

Mediat italiane raportonin se 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, punëtor bujqësie në zonë, vrau gruan e tij shqiptare 24-vjeçe, Eleonora, duke e mbytur, ndërsa dëshmitarë të krimit të rëndë ishin dy fëmijët e mitur të çiftit, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç.

E kur kanë kaluar 4 ditë nga kjo ngjarje, Mehmet Gjura, babai Eleonorës, në një intervistë për News24, akuzon krushkun dhe krushkën e tij, prindërit e Lulzimit, për krimin e rëndë.

“Nuk kemi komunikuar me krushkun, pasi është ai që i ka bërë këto gjëra. Ai ka marrë asistencën dhe i ka lënë pa bukë. Djali i tij nuk ka qenë i sëmurë, ndoshta kjo ka qenë arsyeja që ka kaluar në depresion.

Pse nuk vrau familjarët e vet ai, po vrau gocën time? Vrau vajzën time, për cilën arsye? Ai ka qenë normal, nuk ka qenë në depresion.

Nuk ka pasur ndonjë tradhëti as ndaj vajzës sime, as ndaj atij. Unë i kam çuar bukë vajzës sime, këta nuk i çonin bukë”, shprehet Mehmet Gjura për News24 .

Në vijim të komunikimit, Mehmet Gjura shprehet se krushku i tij i ka borxh gjakun e vajzës dhe për këtë ai thotë se i ka çuar edhe fjalë.

“Unë e prita 3 ditë, sipas zakonit dhe kanunit, por ai s’më solli asnjë haber. Unë ia kam dërguar një haber: i kam thënë që sot e një mijë vjet më ke borxh gjakun e vajzës”, shprehet Mehmet Gjura.

Ai është i bindur se shkaktari i kësaj ngjarjeje të rëndë janë krushku dhe krushka i tij. Dhe për të përforëcuar këtë ide, Mehmet Gjura rrëfen banorë të zonës, i kanë shkuar dhe i kanë thënë të mos shpifin.

“Qazim Laci i ka shkuar dhe i ka thënë or ti Bashkim mos bëj shpifje kot. Je gabim”, rrëfen Gjura.

Në vijim ai ka një lutje ndaj shtetit shqiptar.

“Kërkoj nga shteti shqiptar, nga ambasada, që të më sjellin trupin e vajzës nga Italia. Unë s’kam bukë të ha dhe jo të marr trupin e vajzës ta sjell në Shqipëri”, rrëfen babai i Leonorës.

Ndërkohë daja i 24-vjeçares që mbeti viktimë, Sami Toçi, gjithashtu kërkon nga shteti të ndërhyjë dhe të mundësojë kthimin në Shqipëri të trupit të pajetë të Eleonorës.

“Jam daja i gocës, që mbeti viktimë. Kërkoj nga Ambasada përshpejtimin e procedurave të sjelljes së kufomës nga Italia. Babai i vajzës nuk ka mundësi që të sjellë trupin e pajetë të vajzës.

Prandaj kërkoj si dajë i vajzës që të përshpejtohet procedura nëpërmjet Ambasadës shqiptare në Itali me ambasadën italiane në Shqipëri. Morti vazhdon, kemi 5 ditë që kemi hapur mortin dhe do të vazhdojë derisa të vijë trupi i pajetë”, shprehet Sami Toçi.

Dy ditë më parë, Bashkim Toçi, në emisionin “Me Zemër të Hapur” u shpreh se gjyshi i Eleonorës i kishte kërcënuar.

Ai tha se gjyshi i Eleonorës iu kishte thënë përpara disa muajsh, kur çifti kishte pasur krizë, që “vajzën do ta marrin, ose ndryshe do i vriste”. Bashkim Toçi tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi ka dhe djem të tjerë dhe frikësohet nga hakmarrja e mundshme.

“Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar, ose djali ta marrë ose do ju vrasim me gjithë babë. Mjerë ne dhe atyre që na ka ndodhur kjo histori. Unë nuk e arrij më që të vijë Lulzimi këtu.

Pyete pse frikësohem e kam kërkuar mbrojtje? Frikësohem se kam djem të tjerë, prandaj kam kërkuar mbrojtje. Djemtë e tjerë nuk kanë faj, janë mbyllur brenda. Fëmijët e Lulzimit dhe Eleonorës janë shumë mirë”, tha Bashkim Toçi

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al