• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Baba Mondi: E konsideroj veten time vëlla të popullit izraelit

13/10/2024
Baba Mondi: E konsideroj veten time vëlla të popullit izraelit

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje të Asamblesë së NATO-s, prezantoi idenë e krijimit të një mini shteti në Tiranë, krijimin e një shteti bektashi. Mini shteti, territori i të cilit do të përbëhet nga rreth 0.1 kilometra katrorë, është planifikuar të jetë “Vatikani” i rendit shiit sufi bektashi, komuniteti i katërt fetar më i madh në Shqipëri.

Udhëheqësi shpirtëror dhe fetar i bektashinjve, Baba Mondi, është personi që ka promovuar idenë e krijimit të një “Vatikani” bektashian në Tiranë. Nëse nisma kalon shpejt, ai do të jetë kreu i parë i shtetit të ri.

Lidhur me këtë, media izraelite “The Jerusalem Post” ka zhvilluar një intervistë me vetë Baba Mondin, ku ky i fundit,tha se po zhvillohen strategji të ndryshme për zbatimin e këtij plani.

“Shteti shqiptar gëzon të drejtën e aprovimit të ligjit për këtë çështje. Më pas ne do ti drejtohemi komunitetit ndërkombëtarë duke i kërkuar njohjen. Ne duam të kemi një status diplomatik në botë duke u njohur si “Qendra Botërore e Bektashinjve” Qendrat e komunitetit tonë në të gjithë botën do të jenë pjesë e “Qendrës Botërore”. Ne po zhvillojmë strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por fillimisht duhet qeveria e Shqipërisë të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin tonë”, ka thënë Baba Mondi.

Shqipëria ka pritur selinë e grupit, Qendrën Botërore Bektashiane, që nga viti 1929, kur komuniteti u zhvendos në Tiranë nga Turqia, ku autoritetet laike turke persekutuan udhëheqjen dhe anëtarët e urdhrit. Qytetarët e shtetit të ardhshëm do të jenë vetëm anëtarët e klerit të rendit dhe stafit administrativ të tij, si në Vatikan.

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ka folur edhe për Izraelin, ku është shprehur se e ka vizituar disa herë dhe shprehet se e konsideron veten vëlla të popullit izraelit.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Unë kam vizituar gjithë Izraelin me miqtë e mi atje. Unë isha i ftuar në një martesë hebreje të një miku. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra. Dy gjëra më lanë shumë përshtypje [kur vizitova Izraelin.] E para ishte mikpritja. Më mirëpritën si vëlla dhe shok. Së dyti, vizitova të gjitha vendet e shenjta. E mora energjinë pozitive nga këto vende dhe besimtarët në to. Nuk po flas për ekstremistët, por për ata që besojnë në Zot dhe jetojnë sipas parimeve të librave të shenjtë.” thotë ai.

Baba Mondi e mbyll intervistën duke cituar një lutje nga Kurani.

“Të mallkuar janë ata që veshin uniformën e Zotit për të bërë punën e Djallit. Njerëzimi duhet të kuptojë se qeniet njerëzore nuk mund të gënjejnë dy gjëra: Zotin dhe vetveten. Ju mund të gënjeni njerëzit e tjerë, por nuk mund të gënjeni Zotin dhe veten. Kurani i Shenjtë thotë se ata që e njohin veten e tyre e kanë njohur Zotin. Në ditët e sotme, shumë nuk e njohin veten.”, tha Baba Mondi.

Related Posts

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026
Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra
Kryesore

Nesër seanca në Kuvend, interpelancë me Ramën dhe 4 ministra

13/05/2026
Një thirrje për bizneset në Ksamil: Mos i largoni ata që ju mbajnë me bukë se nuk janë budallenj. Më pak grykësi dhe me shumë zgjuarsi!
Kryesore

Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

13/05/2026
Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër
Kryesore

Qeveria mbyll shkollën “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër

13/05/2026
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I dhuroi finalen me një kryevepër, Muçi i shpreh dashurinë Trabzonspor: Jam i lumtur këtu, por… (VIDEO)

I dhuroi finalen me një kryevepër, Muçi i shpreh dashurinë Trabzonspor: Jam i lumtur këtu, por… (VIDEO)

14/05/2026

Fenomen i rrallë në Luginën e Vdekjes! Vendi më i nxehtë në Tokë mbushet me lule shumëngjyrëshe (VIDEO)

14/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al